Home » Lajme, Ndërkombëtare » Bruksel: Në tavolinë, ofertë e përmirësuar në favor të serbëve?

Bruksel: Në tavolinë, ofertë e përmirësuar në favor të serbëve?

Bruksel, 17 prill – Sipas B92, ekipi serb në Bruksel ka marr një ofertë-propozim tjetër për bisedimet e sotme Prishtinë-Beograd. Sipas këtij propozimi, në veriun e Kosovës komandantët rajonal dhe ata lokal të policisë do të jenë serbë.
Siç dihet, në këtë çka tashmë po propozohet, ekipi serb ka insistuar që në raundet e mëhershme të bisedimeve.

Blic: Serbia me ofertë më të favorshme
Bruksel, 17 prill – 13:31 – Pala serbe në Bruksel ka marrë një ofertë më të favorshme kur bëhet fjalë për policinë dhe çështjet e sigurisë, njofton gazeta Blic duke u thirrur, siç thotë në burime diplomatike në Bruksel, transmeton “Koha.net”.

Siç ka thënë burimi kësaj, bisedimet edhe kësaj here janë të shumë të vështira edhe pse Brukseli e Prishtina kanë lëshuar pak pe.

– Duket se kreu serb ka pasur të drejtë që nuk e pranoi ofertën në raundin paraprak, sepse kjo e tashmja është më favorshme, ka thënë bashkëbisedues i Blic pa e saktësuar përmbajtjen e ofertës

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch