Bruksel, 8 krrik – Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka nisur takimin e përbashkët me kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.
Këtij takimi i kanë paraprirë bisedimet dypalëshe të baroneshës Ashton me delegacionet e të dyja vendeve.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka thënë sot shkurt gazetarëve në Bruksel se “shpreson shumë për marrëveshje për telekom dhe energji” në negociatat me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.
Sipas burimeve nga Zyra e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Cahterine Ashton, e cila i ndërmjetëson bisedimet Thaçi – Daçiq, takimi i përbashkët trepalësh ka filluar në orët e pasditës.
Duke hyrë në këtë takim Thaçi shkurt iu tha gazetarëve se “kemi vullnet të fuqishëm” për arritjen e marrëveshjes, transmeton REL.
Ai ka vlerësuar se zbatimi i marrëveshjes për normalizim ndërmjet Kosovës e Serbisë, “po zhvillohet mirë dhe në harmoni me përcaktimet kohore”.
Takimi i sotëm paraqet rundin e 13-të të dialogut në nivel të lartë politik ndërmjet dy vendeve.