Home » Lajme » Maliqi: Në përgjithësi mediat zvicirane janë korrekte rreth raportimit të tyre rreth Kosovës dhe shqiptarëve qoftë në ballkan apo në Zvicër

Maliqi: Në përgjithësi mediat zvicirane janë korrekte rreth raportimit të tyre rreth Kosovës dhe shqiptarëve qoftë në ballkan apo në Zvicër

« Me nje fjalë shqiptarët kanë imazh dhe reputacion të mirë në Zvicër si një popull i urtë deh punëtor » i ka thënë z.Maliqi ministrit Ramë Buja.

Gjatë vizitës në Zvicër të minsitrit të Arsimit dhe Edukimit prof.dr. Ramë Buja, pas një sër takimesh nga autoritete zvicerane në Bernë dhe Gjenevë dhe takime me ambasadoër shqiptare (të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë në OKB) ai ka takuar edhe drejtorin e agjencisë informative kombëtare « Presheva Jonë » Nga ky takim mes minsitrit Buja dhe përfaqësuesit të mediave shqipatre në OKB z.Maliqi është biseduar kryesisht për situatën aktuale në arsim, progreset dhe problemet që po ballafaqohet shkollat dhe univesritet tona. Ministri Buja ka falenderuar z.Maliqi duke përgëzuar për agjencin e re dhe të vetme në Kosovën Lidnore « Presheva Jonë » duke vlerësuar lartë angazhimin dhe misonin e tij permanent të një gazetari profesional në Kombet e Bashkuara në favor të sensiblizimit dhe internacionalizimit të Kosovës, Luginës së Preshevës dhe cështjes sonë kombëtare. Nga ana e tij drejtori i AIK « Presheva Jonë » ka njoftuar ministrin shqiptar nga Prishtina për rolin e mediave në OKB dhe Zvicër për Kosovën dhe shqipatrët në balkan. « Në përgjithësi mediat zvicirane e janë korrekte rreth raportimit të tyre rreth Kosovës dhe shqipatreve qoftë në ballkan apo në Zvicër. Me nje fjalë shqiptarët kanë imazh dhe reputacion të mirë në Zvicër si një popull i urtë deh punëtor » i ka thënë z.Maliqi ministrit Ramë Buja. Gjatë takimit Buja-Maliqi po ashtu është biseduar edhe për diasporën shqiptare të mirat dhe të metat, pastaj për situatën aktuale në Luginën e Preshevës, me theks të vecant arsimimit të shqiptarëve entik në këto anën nën adminsitrimin serbë. Për gjitha keto më gjerësisht mund të lexoni edhe intervistën me prof.dr.Ramë Buja, ministër i Arsmit dhe Edukimit në Republikën e Kosovës dhënë agjencisë informative « Presheva Jonë »

Kështjella PEPSHI
Bernë, 10 qershor/ AIK-Presheva Jonë

In memory of pete seeger – visionary, musician, cheap and easy essay writing service writer, activist – who did well, very well, finding and sharing stories of hope

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch