Home » Lajme » BUJANOC – Dita e Martë (11.10.2011) do të jetë për shumë çka ndryshe nga të tjerat !!?

BUJANOC – Dita e Martë (11.10.2011) do të jetë për shumë çka ndryshe nga të tjerat !!?

10 vite u deshë të pritet nga Kuvendi Komunal.

Më në fund në rendë dite do të gjenden dy pikat të cilat kanë shkaktuar interesim shumë të madhë tek pupullata e Komunës së Bujanocit.

 

 Më në fund këshilltarët shqipëtarë të të gjitha subjekteve politike që participojnë në Parlamentin komunal do të ngrisin gishtin dhe do të votojnë për diçka që ka të bëjë drejtë për së drejti me vërtetimin e qenies shqipëtare në këto troje tonat.

Edhe Stafi i RTV-Spektrit këtë ditë po e pret me një gëzim të veçantë. Sepse rruga në të cilën momentalishtë jemi të pozicionuar, që nga dita e Martë me gjasë më nuk do të mbaje emrin “Kosmetska” por Rr. e Kosovës.

Askujt as që dëshiron t’i shkoje mendja se kjo mund edhe mos të ndodhë, kësaj here të gjithë këshilltarët shqipëtarë të kuvendit komunal do të flasin me një zë, pa marrë parasyshë se cilës parti i përkasin dhe pa marë parasyshë se cila parti i propozoi këto pika të rendit të ditës.Më e rëndësishmja e kësaj iniciative është se në hyrje të rrugës më të banueshme me shqipëtarë në Bujanoc ku edhe gjendet objekti i Mediumit tonë më nuk do të qëndroje tabela e shkruar në murë “Kosmetska br.24” por “Rr. e Kosovës nr.24”.

Poashtu hiq më me pak gëzim nuk po mirëpritet edhe ndryshimi i emrave të disa rrugëve tjera siç janë: Cara Llazara, Karagjorgje Petroviça, Kralja Milutina,Vranjska, Beogradska etj.Tani më janë krijuar të gjitha kushtet që të ndodhë kjo e mirëpritur kahmoti.

Shqipëtarët përbëjnë shumicën si popull në qytetin e Bujanocit dhe në Ansamblen komunale, kompetencë e të cilit është emërimi i rrugëve. Qysh edhe para dhjetë viteve poashtu kemi pasur shumicën e votave për të ndërmarrë diçka të ngjajshme.

Tani është momenti më i përshtashëm për realizimin e këtij qëllimi.

Të nderuar Deputet të Parlamentit Komunal, afër 80 rrugë të qytetit të Bujanocit janë të emëruara, 79 nga to mbajnë emrat që nuk kanë të bëjnë me identitetin tonë kombëtarë, vetëm një rrugë mbanë emrin e shqipëtarit Ramiz Sadiku.Mos e lëshoni rastin dhe privilegjin që mu ju të jeni ata të cilët do të jua plotsësoni një dëshirë të kahmotshme atyre me votën e të cilëve mbani titullin e përfaqësuesit të popullit.

Në ditën e Martë, në seancën e gjashtë të radhës për këtë vit, të jeni të bashkuar dhe të flisni me një zë, sepse vetëm kështu ju don populli që ju ka zgjedhur, mundohuni që bile vetëm në këtë ditë ta harroni përkatësin tuaj partiake.

Redaksia e RTV-Spektrit në këtë ditë do të ju ofroje rrespektin, përfaqësimin dhe publicitetin maksimal sikur që edhe kontribibutin tuaj do ta përcjelle me përkushtimin më të madhë që është e mundur dhe përmes sinjalit të vet televiziv do ta depërtoje deri tek çdo shtëpi e shqipëtarit të komunës së Bujanocit dhe Preshevës.

Ti tregojmë edhe të tjerëve se kur është nevoja dhe interesi jonë kombëtar jemi të bashkuar.

PUNA E MBARË NË SEANCËN E RADHËS, DEPUTET TË NDERUAR…     

 

Rtv-Spektri

Bujanoc. 

2 Responses

  1. Muhameti thotë:

    Hap dhe ide shum e qëlluar, nuk jeni vec ju Spektri në rrugën kosmetska. 1500 Familje shqipëtare jetojnë në këtë rrug, a ka ndonjë shqiptar që nuk don që kjo rrug të quhet ndryshe, xhdo faktur e rrymës dhe të tjera kur tum vien me ket emër kosmetska ma prishin ditën, vec te para kshilltar shqiptar, populli e keni mbrapa, mos na dëshproni, Muhameti Bujanoc.

  2. Mament thotë:

    tray qumebsht. / 29 gusht 2011 Mos shkoni vetebm me Petplan, dyqan rreth, kam bebreb dhe e Salisbury ishin shumeb meb teb lireb plus kam marreb pikeb nktear shumeb. Blereb teb paktebn 2 Posts para ata do teb pebrdorin ato, fsheh ndonjeb kabllo ose ajo do teb kafshojeb ato. teb jeneb teb gatshebm pebr shumeb gebrvishtjet neb duart tuaja, si ata si pebr teb luajtur kafshojeb. hope this helps abit, i kaneb njeb kotele 5 muajsh. Pebrgjigje

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch