Home » Lajme » BUJANOC: “KONKURSI” term i panjohur si rrugë ligjore për punësim !!!

BUJANOC: “KONKURSI” term i panjohur si rrugë ligjore për punësim !!!

Administrata Lokale e Komunës së Bujanocit nuk e njeh metodologjinë e punësimit përmes konkursit.

 

Disa vite këto të fundit, numri i punësimeve dhe hapja e vendeve të reja pune në komunën e Bujanocit , lirisht mund të thuhet sa ka qenë shumë simbolike. Edhe ato punësime të pakta që shumë rrallë janë realizuar, po thuaja se asnjëherë nuk ju kanë nënshtruar procedurës së konkursit. Kryesishtë sigurimi deri tek vendi i punës ka qenë i mundur të arrihet vetëm në baza familjare dhe përmes vijës partiake. As në kohërat e sistemeve të mëparshme komuniste nuk është zbatuar procedurë më e paligjshme si kjo e tashit. Bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve rreth sigurimit të kuadrove të reja dhe përpilimit të një strategjie sa më kualitative rreth krijimit të një politike kadrovike në bashkëpunim me entin për punësim këtu në Bujanoc, administrata komunale as që e ka inicuar ndonjëherë. Enti për punësim mban evidenca shum mirë të azhuruara dhe evidenca të sakta në lidhje me kuadrot me përgaditje shkollore të banorëve të komunës së Bujanocit. Personeli i entit për punësim rrëfen se në evidencën dhe rradhën për punësim presin kuadro me përgaditje të ndryshme shkollore por nga ata rrallë herë se kërkohet asistenca dhe shënime.

Dhënia e pëlqimit apo caktimi i personit për një vend të ri pune kryesishtë mirej nga Liderët Politik të cilët janë edhe bartës të pushtetit.

PVD e Shaip Kamberit, LPD e Jonuz Musliut dhe UDSH e Mejdi Zeqirit ishin përpiluesit dhe kontrollorët e udhëheqjes së politikës kadrovike dhe punësimeve të pakta në këto disa vitet e fundit në komunën e Bujanocit, çka edhe kuptohet se bartësit e këtyre subjekteve politike ishin ata të cilët rrallë herë apo edhe asnjëherë nuk kanë zbatuar procedurën e konkursit. Shkelja e kësaj procedure kryesishtë ka qenë evidente kur kanë ndodhur punësime në Administratën komunale, Ndërmarjet publike dhe nëpër shkollat shqipëtare të komunës së Bujanocit. Në shumicën e rasteve prioritet punësimi kanë funksionuar vetëm dy kriterijume në garë të barabartë , Familjarizmi i ngushtë dhe përkatësia partiake. Nga ana e këtyre Liderëve politik janë punësuar anëtarët e afërt familjarë dhe të avansuarit partiak.Nuk janë vetëm këta udhëheqësit e subjekteve politike që kanë keqëpërdorur funksionet për ti punësuar të afërmit e vetë, janë edhe disa funksionar më të ultë partiak që kanë punësuar bashkëshortet, fëmijët dhe të afërmit e vetë pa i’u nënshtruar procesit me konkurs.

RTV-Spektri deri në këto momente posedon një listë jo të kompletuar me emrat e personave të cilët janë punësuar në mënyrë joligjore. Ftojmë të gjithë ata qytetarë të komunës së Bujanocit që kanë informata në lidhje me këtë problematikë dhe dinë raste edhe të tjera që kanë ndodhur e që ne nuk i dimë, informatat të na dërgohen në postën elektronike  rtv_spektri@hotmail.com  . Me kusht që lista dhe informacinoni të jetë sa më i kompletuar dhe më i saktë për publikim për të informuar shikuesit tanë dhe opinionin e gjërë.

 

RTV-Spektri

B u j a n o c.

Connect with cheephomeworkhelp.com/ administrators on social media

2 Responses

  1. Tërnocalia thotë:

    Ju spektrovit vec fora e keni kto kishe pi lipni informatat pi shikusit kush kon e ka punsu me lidhje e palidhje edhe pse krejta i dini edhe dihen ato pun se ktu nuk osht Prishtin a Tiran e mus me mujt mi dit qytet si i madh. Shaipi a e ka punsu vllavin e vet te posta, Agim Hasani a e ka punsu grun e vet në direkci, Nehat Aliu a e punsoj gjalin e vet në direkci, Enisi a e punsoj grun e vet në posht, drejtori i shkollës mesme a e punsoj grun e vet, ka hala shum po nuk po du mu mundu ma shum se ju spektri dhe shokt e juv i dini ma mir se na krejta punsimet shka jon bo përmes familjarizmit amo kumedit cvar taktike po doni me lujt, citi bre vlla emrët ta dim krejt e tona ta shofmi kujna pja japmi votet. N.Ibrahimi, Tërnoc..

  2. Suadi thotë:

    Ej ju te spektrit mus u boni shum frajera se nuk jini as jum malli, a guxoni pra mi cit emrat edhe ata ci i ka punsu Galip shapka, e di nuk guxoni se e kini mik, a guxoni mi cit ata shka i ka punsu Januz Muslia nuk guxoni hic valla, edhe Mejdi Zeqirin mus e perlini nket pun se aj kurkond nuk e ka punsu pu krejta per veti i ka mar postet, kur tshkruni shkruni per krejt e jo per disa po e per disa jo, shka u mur vesh kjo pun, i kini xhet cita te pvd edhe hajt futja cati, shti shkrun blero per juve e jav kallxon qefin.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch