Home » Lajme » Bujanoc 22 tetorë: PD FORMOI NËNDEGËT NË LETOVICË DHE NESALCË

Bujanoc 22 tetorë: PD FORMOI NËNDEGËT NË LETOVICË DHE NESALCË

Me një përkrahje githnjë e më të madhe të simpatizantëve të vetë, Partia Demokratike është duke dëshmuar se programi i sajë është përqafuar nga shumica e popullatës shqipatre të Komunës së Buajnocit.

Dy vendbaimet shqiptare të komunës së Bujanocit, Letovica dhe Nesalca, gjatë themelimit të nëndegëve, i dhanë një përkrahje të madhe PD-së në krye me Mr.Nagip Arifin.

Gjatë këtyre tubimeve u tha se, investimet në këto dy fshatra nga pushteti aktual janë për të ardhur keqë, ngaqë pushteti lokal në fshatin Letovicë, përveq dy reflektorëve me vlerë jo më shumë se 30 euro asgjë tjetër nuk ka investuar.

Banorët e këtijë vendbanimi e quajtën këtë qesharake, sepse sipas tyre, gjatë kësaj periudhe me vet kontribout qytetarët e Letovicës kishin investuar më shumë se sa pushteti lokal.

Kryetari i PD-së Mr.Nagip Arifi, duke iu drejtuar banorëve të Letovicës, tha se, “ne nuk premtojmë atë qka nuk do ta realizojmë, nëse premtojmë pak, atëherë ajo do të jetë e realizuar, për këtë edhe moto e këtij subjekti politik është, NE JEMI TË FJALËS”

Në periudhën kur Mr.Nagip Arifi ishte në pushtet, fshati Letovicë ishte pothuajse qendra e realizimit të projekteve, duke mos harruar edhe vizitën e Ambasadorit të atëhershëm të SHBA-ve në Beograd cili kishte vizituar këtë vendbanim.

Ponë të njejtën periudhë, ky vendbanim është pasuruar edhe me një infrastrukturë siq i kahije një vendi të banueshëm.

Projekti i ujësjellësit në këtë fshat ka filluar në kohën kur Mr.Nagip Arifi ka qenë në fund të mandatit të tijë, por edhe sot e kësaj dite ky projekt nuk ka përfundur, kjo është një dëshmi e madhe, thanë banorët e Letovicës, që pushteti akltual nuk mund të na bin kursesi që ti japim perkrahje, përkrahja jonë është për PD-në thanë letovocasit.

Sa i përket fshatit Nesalcë, ky vendbanim dhe pjesmarrja e madhe e simpatizantëve nga ky fshat, mysafirët i la gojë hapur, duke i treguar, Mr.Nagip Arifit, se rinia e këtij fshati është radhitur pas tijë, dhe besonë në aftësit që ka ky njeri.

“Dy ditë më parë, pushteti lokal, me ngutë e ka asfaltuar një rrugicë në fshatin tuaj, dhe kjo është bërë për shkak se ne sot kemi ardhur këtu ta formojmë nëndegën e PD-së, për këtë, ardhjen tonë duhet ta merrni si positive, sepse po të mos kishim ardhur ne sotë, kjo rrugë nuk do të ishte asfaltuar” tha Mr.Nagip Arifi, kryetar i PD-së, duke shtuar se, formimi i këtij subjekti politik, ndoshta do ti zgjojë nga gjumi pushtetarët dhe ti vetëdijësojë se në këto vendbanime duhet të investohet.

Edhe fshati Nesalcë, fal periudhës së menaxhimit të Mr.Nagip Arifit, tash ka një infrastrukturë, e cila i krahason këta banorë me vendet e përparuara.

Sikurse Letovica po ashtu edhe Nesalca, në periudhë e Mr.Nagip Arifit, përveq investimeve tjera, janë pasuruar edhe me nga një objekt shkollorë të standardeve Europiane.

Gjatë themelimit të nëndegëve në këto dy vendbanime, kryetari i PD-së shpërndau libeza të anëtarësisë, ku numri më i madhë i personave që u pasuruan me librezat e PD-së ishte rinia.

 

M Ahmeti

This video produced by amex gives a nice overview and a bit of founder www.domyhomework.guru kimberly bryant’s backstory

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch