Home » Lajme, Vendore » Bujanoc: Arrestohen 9 ish-ushtarët e UÇPMB-së, në mesin e tyre dhe vëllau i Ridvan Qazimit “Komandant Lleshi”

Bujanoc: Arrestohen 9 ish-ushtarët e UÇPMB-së, në mesin e tyre dhe vëllau i Ridvan Qazimit “Komandant Lleshi”

Në Bujanoc dhe në fshatrat Tërnoc i Madh dhe Breznicë, xhandarmëria serbe ka marrë veprime spektakulare për arrestimin e 9 ish-pjestarëve të UÇPMB-së, kinse për krime lufte kundër serbëve, konfirmoi B92.
Siç njofton B92, arrestimet janë kryer në të paktën 8 vende. Tanjug-u njofton se janë arrestuar gjashtë persona dhe se gjatë arrestimit u sulmua një nga anëtarët e xhandarmërisë.

Shaip Kamberi, kryetari i komunës së Bujanocit, ka konfirmuar për B92 herët në mëngjes se pjesëtarët xhandarmërisë kanë kryer bastisje në shtëpitë e shqiptarëve, dhe se disa persona u arrestuan.

Kryetari i komunës së Bujanocit , megjithatë nuk ishte në gjendje të përcaktojë saktësisht se sa shqiptarë u arrestuan dhe çfarë ishte qëllimi i këtij veprimi.

Stacioni i policisë në Vranjë për B92 ka thënë se operacioni i pastrimit vazhdon dhe se është planifikuar një konferencë për shtyp në 11 orë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch