Home » Lajme, Vendore » Bujanoc: Arrestohen tre persona me dyshimin se kanë kryer vjedhje

Bujanoc: Arrestohen tre persona me dyshimin se kanë kryer vjedhje

Pjestarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, kanë në arrestuar S.I. (1997), F.I. (1992) dhe Xh. S. (1992) nga Bujanoci, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale të vjedhjes së rëndë.
Dyshohet se gjatë muajit mars, këta persona kanë shfrytëzuar mungesën e pronarit, dhe kanë hyrë në një shtëpi në Bujanoc, de kanë vjedhur biçikleta, tepihë, abazhurë dhe gjësende tjera shtëpiake.

Policia ka sekuestrauar një pjesë të madhe të sendeve të vjedhura dhe do t’ia kthejë ato pronarit.

Sipas urdhrit të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, të dyshuarëve iu është caktuar masa e mbajtjes deri në 48 orë, pas së cilës do të dërgohen në gjykatë me një padi penale.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.