Home » Lajme, Vendore » Bujanoc: ARRESTOHET DJALI I KRYETARIT TË KUVENDIT KOMUNAL

Bujanoc: ARRESTOHET DJALI I KRYETARIT TË KUVENDIT KOMUNAL

Dje, në orët e pas ditës në kufirin serbo-maqedon Tabanoc, në afërsi të Preshevës, arrestohet Shqipërim Musliu, djali i kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit z. Jonuz Musliu.

Shqipërimi është student në Tetovë dhe në momentet e arrestimit në pikën kufitare të Tabanocit, nga policia kufitare serbe, ishte duke u krhyer në shtëpi në Konçul të Bujanocit.

Përkundër përpjekjeve për të kontaktuar me autoritete kufitare serbe dhe për të kërkuar arsyet e arrestimit të studentit Shqipërim Musliu, ishin të kota ashtu siç janë të kota dhe të paarsyeshme edhe burgosjet e tjera që po ndodhin këtyre ditëve në Komunën  e Bujanocit nga Beogradi zyrtar.

Si do që të jetë, ky arrestim dhe arrestimet tjera, që po bëhen kohëve të fundit, në prag të zgjedhjeve lokale dhe  gjatë konstituimeve të organeve institucionale në Komunën e Bujanocit, kanë karakter politik dhe destabilizues për këtë rajon, njofton Perspektiva PRESS

One Response

  1. Besimi thotë:

    Është mirë që ky rast i burgosjes mos të barazohet me burgosjet e mëparme. Për cvar arsye është burgosur djali i Jonuz Musliut dmth për këso arsyeje njerzit burgosen edhe në Tiran edhe në Vashinkton edhe në Londër, edhe pse e di përse është burgosur ky djalosh po më vjenë keqë ta shkruaj këtu, ju përshëndes Polici nga Bujanoci.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch