Home » Lajme » Bujanoc: Axhamillëku i një fushate zgjedhore…

Bujanoc: Axhamillëku i një fushate zgjedhore…

Malsia e Bujanocit logoPërgatitjet për zgjedhjet e reja lokale dhe parlamentare, në Luginë të Preshevës, janë në kulmin e aktiviteteve.

Disa parti shqiptare, tashmë i kanë grumbulluar nënshkrimet për mbështetjen e Listave dhe janë certifikuar për zgjedhje, kurse disa të tjera janë akoma, në këtë proces.

 

Spektri politik shqiptar në Preshevë e Bujanoc, del me disa lista zgjedhore, duke mos përfillur iniciativat e shoqërisë civile për një unifikim të korpusit politik në këtë rajon.

Për dallim nga Presheva, në Bujanoc, situata rreth zgjedhjeve është më e ndjeshme, madje edhe më e koklavitur.

 

Në komunën multietnike të Bujanocit, spektri politik shqiptar garon me 4 lista për pushtet lokal dhe me 3 lista për ato parlamentare.

Partitë politike në Bujanoc, njihen më shumë për nga emir i personit, që i udhëheq, se sa për nga emërtimi partiak.

Partia e Shaip Kamberit – PVD, ajo e Nagip Arfit –PD dhe ajo e Jonuz Musliut – LPD, janë parti, që në emër të lokalizmave, arrijë të grumbullojnë vota dhe të arrijnë pushtet.

 

Është mision i pamundur i ndonjë partie jashtë Tërnoci e Konçuli, të merr vota nga elektorati. Në Tërnoc marrin vota vetëm tërnocalitë, udhëheqës të subjekteve politike PVD-PD, kurse në Konçul partia e Jonuz Muslit – LPD, prej nga kryetari i saj e ka origjinën.

 

E këto tri parti përveç në vendbanimet prej nga e kanë prejardhjen, ato marrin vota edhe në fshatrat e tjera të Moravicës dhe Malësisë së Bujanocit.

E partia e katërt Partia Republikane edhe pse drejtohet nga një malësor, Avdil Ramadani, i cili i takon një familje, me një biografi të pasur nga Malësia e Bujanocit, vështirë e ka të marr vota në Tërnoc e Konçul.

 

E pse atëherë Malësia i voton partitë e udhëhequra nga jomalësorët, pse?

Sepse DIKUR nuk ka pasur parti të përfaqësuar nga malësorët, të cilat ndonëse kanë derdhur vota me thasë në kontot e partive tjera, ata dhe vendbanimet e tyre kodrinore-malore, kanë ngelur zonat më të prapambetur në rajon.

Po këto parti, që i votuan dhe i mbështetën malësorët, për kaq vite me radhë, nuk arritën të paktën ta asfaltojnë rrugën me buxhetin lokal e republikan, por janë shtrënguar të participojnë në këtë projekt me para të xhepit.

 

Jo vetëm kaq, malësorët, qe 16 vjet pushtet, nuk panë ditë të bardha. Vendlindjet e tyre, të lëna shkret, i kanë mbuluar barojat e këqija. Varret e të parëve dhe rrugët e vendlindjes, janë mbushur me ferra e gurë. Askush nuk kujtohet nga pushtetarët, të ndërmerr ndonjë hap për kthimin e jetës në Malësi. Ato pak familje, të cilat kanë mbetur për të jetuar në Malësi, janë vënë para një rreziku nga skamja dhe pasiguria, të ikin për të gjetur strehë shpëtimi në Kosovë.

 

E për të marrë vota edhe në këto zgjedhjet të reja, kanë filluar të njëjtit politikanë të kërkojnë mbështetjen e malësorëve. Deri kur kështu?

 

Malësorët, duhet të vetë-dijësohen dhe mos t’ia japin votën atyre, që nuk i përfaqësojnë denjësisht në parlamentet lokale e qendrore.

Mjaft, më me premtime boshe, shantazhe e manipulim me votën malësorëve?

 

Partia Republikane, është alternative e vetme, që sjell ndryshime në skenën politike në Bujanoc, jo vetëm për malësorët, por për të gjithë qytetarët pa dallime partiake e krahinore, thuhet në zërin politik të rinisë studentore nga kjo komunë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch