Home » Lajme, Vendore » Bujanoc: Detyrimet e “SIMPOS”, nuk i mbulojnë milionat!

Bujanoc: Detyrimet e “SIMPOS”, nuk i mbulojnë milionat!

Simpo BujanocAsambleja komunale e Bujanocit, ka shqyrtuar dhe miratuar, pikë për pikë, Konkluzionin e Qeverisë së Serbisë, për borxhet e Kompanisë “Simpo” ndaj Komunës së Bujanocit, në vlerë prej rreth 100 milion dinarësh.

Borxhi i “Simpos”, bazohet në tatimin mbi pronën, taksat dhe tatimet mbi tokën komunale.

Askush nga krerët e Asamblesë komunale e as nga këshilltarët komunalë, nuk e panë të udhës e as nuk u kujtuan të japin vërejtje profesionale, për borxhet e shumta, që ka kjo Kompani gjiganteske e Serbisë, në Bujanoc, por me krenari e leverdi e miratuan Konkluzionin e Qeverisë.

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc, shpalos kujtimet e hidhura të shqiptarëve ndaj kësaj kompanie e cila deri, në kohën e fillimit të fushatës ajrore të NATO-s, më 25 mars të vitit 1999, ka numëruar 53 punëtorë shqiptarë, të cilët u pushuan nga puna 45 sish, për tu kthyer më vonë vetëm një pjesë simbolike e tyre. Po ashtu, godinat luksoze të kësaj kompanie, kanë qenë strehë e pozicionimit të ish ushtrisë jugosllave, pas tërheqjes nga Kosova.

Në vitin 2006, në Bujanoc, Kompania “Simpo”, hapi fabrikën e dyshekëve e cila kushtoi me miliona euro.

Drejtori gjeneral i Kompanisë, Dragan Tomiq, nuk e pati problem ta siguroj lejën nga autoritetet e Komunës së Bujanocit, ndonëse e njëjta iu mohua nga Vranja e qendra të tjera serbe, për shkak pluhurit të rrezikshëm, që përhap kjo fabrikë gjatë prodhimit të sunxherave. Iu desh të rrugëtoj 380 kilometra kjo Kompani për të gjet truall ndërtimi në jug të saj në Bujanoc, me një çmim shumë të volitshëm.

Në përurimin e kësaj fabrike, bashkë me presidentin e Kompanisë Tomiq, mori pjesë edhe presidenti aktual i Serbisë Tomislav Nikoliq.

Kompania nga Vranja “Simpo” është kontraktuar me “Ikean”  Suedeze për vitin 2012 të eksportoj mall me vlerë 20 milionë euro.  Për shkak të këtyre aktiviteteve fabrika në Bujanoc ka filluar të modernizohet, kapaciteti i të cilës do të rritet në gjysmë milionë dyshekë në vit.

“Borxhi 100 milion dinarësh i “Simpos” do të paguhet me këste nga 6 deri në 12 muaj. Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, para këshilltarëve ka sqaruar se si janë grumbulluar këto mjete, të cilat do të orientohen aty ku është nevoja dhe aty ku duhet’.
Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc, i porositë autoritet e komunës, që borxhin e “Simpos”, mos ta “orientojnë”, në zhvillimin e infrastrukturës, por drek në Shtëpinë e Shëndetit, për përmirësimin e shëndetit të qytetarëve, të rrezikuar nga pluhuri i prodhimit të “Simpen”-it dhe si dëmshpërblim për ish punëtorët e saj, të cilët as sot nuk kanë të qartë pse u larguan pa “arsyetim” nga vendet e punës!.

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc e vlerëson të ngutshme seancën e Asamblesë komunale të Bujanocit, e cila miratoi Konkluzionet e Qeverisë, pa vërejtje, e Konkluzionet e kësaj komune multietnike, asnjëherë nuk u morën në shqyrtim nga po kjo Qeveri, qoftë për simbolet kombëtare, qoftë për dygjuhësinë, qoftë për heqjen e Lapidarit me Kryq, të xhandarmërisë, mbi fshatin Lluçan, e qoftë për nostrifikimin e diplomave nga Universitet e Kosovës etj.

 

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc,

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch