Home » Lajme, Vendore » Bujanoc – Gjendje e tensionuar, xhandarmëria serbe heq Flamurin Kombëtar nga varrezat e Dëshmorëve të UÇPMB-së në fshatin Dobrosin

Bujanoc – Gjendje e tensionuar, xhandarmëria serbe heq Flamurin Kombëtar nga varrezat e Dëshmorëve të UÇPMB-së në fshatin Dobrosin

Vizita e djeshme e kryeparlamentarit dhe kryexhandarit serb në të ashtuquajturat Baza të Xhandarmërisë serbe gjatë kufirit që ndanë Serbinë dhe Kosovën në pjesën e Komunës së Bujanocit, sipas informatave nga terreni ka rezultuar me heqjen e Flamurit Kombëtar nga varrezat e Dëshmorëve të UÇPMB-së në fshatin Dobrosin, 18 km në perëndim të Buajnocit.

Ish kryetari i KP të UÇPMB-së Jonuz Musliu, është shprehur i shqetësuar me këtë rast, ai ka deklaruar se nuk do të lejojnë nëpërkëmbjen e gjakut të dëshmorëve. “Ne kemi arritur marrëveshje për paqe dhe kjo që ka ndodhur dje është provokim i rëndë, ne nuk do të lejojmë shkeljen e gjakut të Dëshmorëve dhe asesi nëpërkëmbjen e të drejtave tona legjitime. Shqetësimet tona do t`i adresojmë te partnerët tanë ndërkombëtar dhe me asnjë kusht gjërat e tilla nuk guxojnë të përsëriten”, është shprehur Musliu.

Gjatë qëndrimit të djeshëm në Dobrosin kryeparlamentari serb, Nebojsha Stefanoviç, ka deklaruar se “postblloku policor në Dobrosin ka qenë vazhdimisht në shënjestër nga terroristët shqiptarë, por forcat tona profesionale dhe të përgjegjshme ia kanë arritur me sukses t’i rezistojnë të gjitha përpjekjeve për të destabilizuar rajonin. Me të gjitha mjetet diplomatike në dispozicionin tonë, ne do ta mbrojmë integritetin tonë territorial përmes dialogut, do të luftojmë për kushte më të mira të jetës së qytetarëve tanë në Kosovë”, ka thënë Stefanoviç.

Heqja e Flamurit Kombëtar nga varrezat e Dëshmorëve në Dobrosin ka tensionuar gjendjen në Bujanoc, ndërkohë në Luginë po mbretëron situatë e brishtë për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme të kreut serb për heqjen e Përmendores së Dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch