Home » Shoqëria Civile » Bujanoc: Kthimi në vendin e origjinës!

Bujanoc: Kthimi në vendin e origjinës!

Duam pune fotoIsh kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i kthehet “Birovit”!

Ky lajm, pak u publikua nëpër portalet informative të Luginës e aq më pak tërhoqi vëmendjen e opinionit.

Në cilësinë e kryetarit dhe nënkryetarit të komunës, Nagip Arifi, bashkëjetoi me këtë funksion, jo më pak se 14 vjet, për të përfunduar në Entin për Punësim, si referent, në vendin e origjinës.

Ky “revolucion” erdhi si pasojë e zgjedhjeve të fundit për pushtet lokal, kur partisë me dy germa të Nagi Arifit, nuk i buzëqeshi fati politi dhe ngeli në opozitë.

Mirëpo, pas kaq vjetësh, këtij ish kryetari i është ruajtur vendi i punës, ka mundur të pësoj më keq, të ngelet edhe pa punë si pararendësit e tij.

Bile, kthimi i ish kryetarit të komunës në “Birov”, është një sihariq i mirë. Ai, me përvojën e gjatë të qeverisjes lokale, do të kontriboj në ngritjen e cilësisë së shërbimeve në Entin për Punësim, në të cilin presin punë me mijëra persona. Kur t’i shtohen regjistrave të të papunëve edhe premtimet elektorale të mandatit të kaluar, të ish kryetarit Arifi, se do të hapen 2000 vende të reja pune, duke llogaritur edhe “kontratat” e militantëve partiakë, del se “referentit” do t’i zgjerohet orari i punës, jashtë suazave normale, kuptohet me ndonjë shpërblim honorari.

Nga ky ndërrim funksioni, nuk ka shqetësim. Fillimi do të jetë paksa i sikletshëm, deri sa të kthehet shprehia e punës në cilësinë e referntit administrativ.

Ndërrimi roleve, nga “kryetari”, në “referent”, gjithashtu, do t’i sjell telashe ish kryetarit, për shkak mungesës së privilegjeve, “bonuseve”, luksit, vizitave zyrtare, pages e honorareve të tjera.

Por, pavarësiht, nga këto, ish kryetari Arifi, nuk do të jetë vetëm, apo më ndryshe “solo”!

Në “Birov”, nuk do t’i mungoj shoqëria, pas tij do të shkojnë edhe disa ish partiakë funksionerë, por jo si, Ai, “referent”, por si klientë, me nevojën për punësim.

Kështu e ka politika e aq më shumë opozita. Askujt, asnjëherë, nuk i ka shkuar “kungulli mbi ujë”, apo jo?!

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch