Home » Shoqëria Civile » Bujanoc: Nagipi e thërret Vuçiqin me “bujrum” në Luginë…

Bujanoc: Nagipi e thërret Vuçiqin me “bujrum” në Luginë…

Vuciq e ArifiI pari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i tha agjencionit të lajmeve, në gjuhën serbe, FoNet, se kryeministri Vuçiq, është i mirëseardhur në Luginë të Preshevës, ngase sipas tij, “nuk ka tensione ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve”.

Një deklaratë e tillë e zotit Arifi, vjen dy ditë pas vizitës së kryeministrit Vuçiq, në Potoçari të Srebrenicës, prej nga mezi shpëtoi i gjallë nga sulmi me gurë i protestuesve boshnjakë.

Zoti Arifi, i shokuar nga ajo që i ndodhi kryeministrit të tij Vuçiq, i tha FoNet-it, se, ai, në Bujanoc, mund të vijë, serbes, kur të dojë dhe sipas mundësive të sjell me vete ndonjë projekt me vete “me të cilin do të hapet ndonjë vend pune ku do të punojnë edhe serbët dhe shqiptarët”.

Kryetari i komunës multietnike të Bujanocit, z. Arifi, kujton se kryeministri Vuçiq është si Saba Bellça, që sa herë të vijë në Bujanoc, t’i sjell nga ndonjë “sheqerkë”, për ëmbëlsim në këtë kohë krize e presionesh, ku jeta e njeriut është thartuar shumë.

Zoti Arifi, mos të merakoset shumë për ardhjen e kryeministrit Vuçiq, në Bujanoc, me një “bujrëm” kaq xhentile, ngase, ai, kur t’i teket mund të vijë në çdo cep të shtetit të tij.

Për ata, që nuk e njohin mirë statusin politik të Luginës së Preshevës, mendojnë se zoti Arifi e paska shpallur Autonominë politiko-territoriale dhe i nevojitet sipas bontonit të mirësjelljes të ftoj shtetarë dhe diplomatë me shprehjet: “Mirë se vini!” dhe “Jeni të mirëseardhur” !

Jo vetëm kryeministri Vuçiq, por edhe zyrtarë të tjerë të lartë të Beogradit, kanë ardhur e vijnë vazhdimisht në Luginë dhe askush nuk është ankuar se është provokuar me fjalë e lëre më të gjuhën me gurë, përveç në kohën e konflikteve të armatosura, në zonat ku UÇPMB-ja i kishte nën kontroll.

Se si po zvogëlohet, në mënyrë rapide, numri i shqiptarëve në Luginë të Preshevës, përmes shlyerjes nga evidence civile dhe pasivizimi i vendbanimeve, nuk është më problem se do të rrezikohet kush nga gurët, por do të jetë një shqetësim dhe brengë se s’ka si dikur në numër të mjaftueshëm njerëz për t’i pritur me lule shtetarët dhe diplomatët e huaj!

 

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress