Home » PD, Politikë » Bujanoc: Partia Demokratike – Komunikatë për media

Bujanoc: Partia Demokratike – Komunikatë për media

PD-logoPartia Demokratike me seli në Bujanoc  ripërsëritë qëndrimin që çështja e emërtimit të rrugëve dhe shesheve duhet të zgjidhet përmes rrugëve institucionale.

Në këtë drejtim, PD do të angazhohet maksimalisht në komisionin e themeluar nga ana e Kuvendit Komunal të Bujanocit në përgatitjen e rregullativës në mënyrë që ndryshimi i emërtimeve të rrugëve dhe shesheve të jetë konform kërkesave dhe nevoja të shqiptarëve të kësaj komune.

Meqë Partia Demokratike është nismëtare e iniciativës që nga viti 2011, përmes grupit të këshilltarëve të saj në përbërjen e atëhershme të Kuvendit Komunal, edhe tash si bartëse e pushtetit do të bëjë maksimumin që Bujanoci të identifikohet me emra të së kaluarës sonë historike të lavdishme.

Mu për këtë qëllim, PD i bënë thirje edhe subjekteve tjera politike shqiptare që këtë çështje ta zgjidhim me një koordinim të përbashkët e jo të akuzojmë njëri-tjetrin në foltore të kuvendit dhe në media për poena të lirë politikë.

Çdo bashkëpunim i sinqertë përmes komisionit përkatës do të na shpie tek një zgjidhje adekuate e këtij problemi, kurse përplasjet qëllimkqija të nxitura nga individë të caktuar përbrenda ndonjë subjekti politik do të rezultojnë me dështimin e kësaj iniciative.

Nga bërja politikë me fjalë të mëdha të patriotizmit folklorik dhe duke e akuzuar pushtetin nuk do të kemi zgjidhje të këtij problemi. Në këtë rast shqiptarët nuk do të përfitonin asgjë dhe rrugët dhe sheshet do të vazhdonin  të mbanin emra sllav.

Andaj, duke shprehur angazhimin maksimal duke u nisur nga vetja, kërkojmë që edhe subjektet tjera të bëjnë të njejtën gjë.

Bujanoc: 23.09.2013

                                                                                                                 

                                                                                                                Partia Demokratike

                                                                                                                Shërbimi për informim

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch