Home » Lajme » BUJANOC: PARTIA REPUBLIKANE URON PR TË SHQIPËRISË

BUJANOC: PARTIA REPUBLIKANE URON PR TË SHQIPËRISË

PR-LogoPËR NJË FUSHATË DINJITOZE ELEKTORALE

 

Kryetari i Partisë Republikane për shqiptarët në Serbi, i cili njëherit është edhe nënkryetar i këtij subjekti politik në nivel shteti, ka përgëzuar homologun e tij Fatmir Mediu, i cili drejton Partinë Republikane në Shqipëri, për një fushatë dinjitoze gjatë zgjedhjeve të 21 qershorit.

Zgjedhjet janë një proces i rëndësishëm shoqëror e shtetëror, të cilat duhet të kalojnë në frymën e një kulture politike e të mos keqpërdoren për urrejtje, akuza, fyerje e shpifje mes shqiptarëve dhe partive, që drejtojnë në fushatën elektorale. Shqipëria ka nevojë për reforma demokratike, të cilat vijnë përmes këtyre proceseve zgjedhore në çdo katër vjet. E çelësi i këtyre ndryshimeve është forca e votës elektorale.

Zotëri Ramadani, uron kryetarin Mediu dhe partinë e tij, që nga këto procese elektorale të dalë fitimtare, ngase me fitoren e republikanëve fiton Shqipëria dhe shqiptarët e trojeve etnike, njofton Qendra për Informim e Partisë Republikane, me seli në Bujanoc.

 

Bujanoc, 06.06.2015

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch