Home » Lajme » Bujanoc: PD ME Nr.1 NË LISTËN ZGJEDHORE NË ZGJEDHJET E 6 MAJIT

Bujanoc: PD ME Nr.1 NË LISTËN ZGJEDHORE NË ZGJEDHJET E 6 MAJIT

Pas grumbullimit të nënshkrimeve të nevojshëm, për këshilltarë komunalë që do të dalin nga zgjedhjet e 6 majit, Partia Demokratike e para i ka kryer të gjitha proceduar ligjore dhe është certifikuar nga komisioni komunal zgjedhorë  i komunës së Bujanocit me numrin rednorë në listën zgjedhore, Nr.1, ku bartës i listës është Mr.Nagip Arifi.

Ky subjekt politik të hënën më 26 mars i ka dorëzuar dokumentacionin komplet komisionit komunal zgjedhorë për certifikim në zgjedhjet lokale të 6 majit të këtij viti.

Komisioni komunal zgjedhorë sot i ka dorëzuar PD-së aktvendimin, përmes të cilit Partia Demokratike, Mr.Nagip Arifi certifikohet e para në listën zgjedhore në komunën e Bujanocit në zgjedhjet lokale të 6 majit.

Deri më sot 28 mars, asnjë subjekt politik nuk i ka dorëzuar listën për këshilltarë, komisionit komunalë zgjedhorë në Bujanoc.

 

M Ahmeti

Bujanoc, 28 mars

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch