Home » Opinione » Bujanoc: Reagim – Fushata çmendurake e një subjekti politik!

Bujanoc: Reagim – Fushata çmendurake e një subjekti politik!

Shoqeria civile -Perspektiva logoNë prag të zgjedhjeve të reja për Këshillin Nacional, ashtu si dikur për pushtetin lokal e zgjedhjet parlamentare, është bërë rutinë, refreni i premtimeve të subjekteve politike, për më shumë të drejta për shqiptarët e Luginës së Preshevës, në planin politik e ekonomik.

E një refren paksa i pazakontë del nga goja e Partisë Demokratike të Nagip Arifit, kësaj radhe kushtuar banorëve të Malësisë së Bujanocit, parti e cila po “kujdeset” kinse më shumë se partitë simotra për hallet e malësorëve. Kjo parti, në prag të zgjedhjeve për Këshillin Nacional, në listën e saj, paska vendosur edhe një aktivist nga Malësia, përkatësisht nga Breznica edhe atë me numër rendor 11.

Shoqëria Civile “Perspektiva”, ka një Listë të tërë me emra të Malësisë, bile edhe me bartës të saj e nuk ka guxim të thotë se brengat e banorëve të Malësisë do të pushojnë pas zgjedhjeve nacionale të 26 tetorit 2014.

E – PD e Nagip Arifit, po sillet sikur i ka 10 vjet aktivitet, e po harron se problemet e Malësisë janë qindvjeçare.

Nuk zgjidhen hallet e Malësisë me deklarata të thata e steriotipe. Asnjë parti me përvojë mbi 20 vjet në politikë, nuk ka mundur t’i jap fund krizës në Malësi e lëre më PD me një veprimtari  dy – tri vjeçare të bëjë çudira për këtë Malësi të harruar nga pushteti dhe ”mbreti”!.

Konstatimeve se “Qytetarët nga Breznica dhe nga Malësia e Bujanocit, duhet të jenë shumë të kujdesshëm, që kësaj radhe vota të mos u ”digjet” dhe keqpërdoret nga liderët e partive tjera, ashtu siç ndodhi në vitin 2012 në zgjedhjet lokale”, u bie erë propagande parazgjedhore, me premtimet boshe dhe tendencave qëllimkëqija të PD-së.

Shoqëria Civile “Perspektiva”, reagon ndaj një fushate të tillë tendencioze të PD-së, dhe cilit do subjekt tjetër, që tenton për të manipuluar me ndjenjat dhe vullnetin politik të banorëve të Malësisë së Bujanocit, të cilëve jo vetëm Vota, që u është djegur, por edhe ata vetë, për ditë, po digjen e përvëlohen nga malli për vendlindjen e braktisur, e që për kthimin e tyre, nuk është bërë aspak, nga këta pushtetarë, të cilët nuk e kanë për turp të japin premtime çmendurake në prag të zgjedhjeve nacionale në Luginën e Preshevës, thuhet në reagimin e Shoqërisë Civile “Perspektiva”, në Bujanoc. 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch