Home » Lajme, Vendore » Bujanoc: Republikanët – perspektiva e ardhmërisë së komuniteteve në Serbi

Bujanoc: Republikanët – perspektiva e ardhmërisë së komuniteteve në Serbi

Republikanet Bujanoc-1Në sallën solemne të Pallatit të Kulturës, në Bujanoc, u mbajt  Tribuna politike me temën: “Roli i pakicave kombëtare në Serbi”, të cilën e organizoi Dega e Partisë Republikane për Luginë të Preshevës.

 

Në këtë tribunë me karakter politik, merrnin pjesë liderët e Partisë Republikane, në krye me presidentin e saj, z. Nikolla Sandulloviq, si dhe veprimtarë të shumtë nga jeta politike, shoqëria civile dhe mediet.

Në kuadër të kësaj tribune, gjithashtu, u bë publik përfshirja zyrtare e aktivistëve nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja, në Partinë Republikane të pakicave kombëtare në Serbi.

 

Tribunën politike e konsideroi të hapur, Avdil Ramadani, drejtues i Degës së Partisë Republikane, për Luginë të Preshevës, me seli në Bujanoc.

Republikanet Bujanoc-Tribuna“Ne aktivistët e komunitetit shqiptar në Serbi, përkatësisht nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja, duke lexuar Programin dhe Statutin e Partisë Republikane, u pajtuam me vlerat e saj dhe angazhimet, që do të ketë, ky subjekt, politik, për zgjidhjen e problemeve të pakicave kombëtare në Serbi, krahas hungarezëve, kroatëve, boshnjakëve, shqiptarëve, maqedonëve, malazezëve, romëve, rusëve, vllahëve etj’, tha në fjalimin  e tij zotëri Ramadani.

Në vazhdim, ai, potencoi sePartia Republikane – është një parti që përfaqëson interesat e komuniteteve kombëtare në Serbi mbron vlerat e trashëgimisë së tyre etnike, kulturore, gjuhësore dhe fetare”.

 

Republikanët në veprim

 

Në kuadër të kësaj tribune, Avdil Ramadani, citoj mendimin e analistit politik Xhejms Labroj nga Britania e Madhe, njohës i mirë i rrethanave politike në Serbi, për rolin e Partisë Republikane, e cila sipas tij, ka bërë një zgjedhje të mirë kur ka vendosur të merret  me çështjen e pakicave kombëtare. Xhejms Labroj shton se Partia Republikane ka një potencial të madh dhe këtë parti e quan “Jugosllavia në miniaturë”.

Më pas fjalën e mori përfaqësuesi i Partisë Republikane nga Presheva, dr. Driton Ajeti, i cili, tha mes tjerash se “Ne të gjithë jemi dëshmitarë se pozita e pakicave kombëtare në Serbi është e vështirë, e posaçërisht ajo shqiptare, por nuk do të thotë se një gjendje e tillë është e pazgjidhur”.

Në vijim, dr. Dritoni, tha sePartia Republikane e cila drejtohet nga kryetari i saj ambicioz dhe pragmatik, ka një Program dhe Statut, të shkëlqyeshëm për ofrimin dhe zgjidhjen e problemeve praktike të pakicave kombëtare pa dallim përkatësisë së tyre nacionale, kulturore e fetare”.

 

Gjatë ekspozeut të tij dr. Dritoni, konstatoi se aktivistët e Preshevës iu kanë bashkuar Degës së Partisë Republikane nga Bujanoci e Medvegja, për të vepruar si një trup i vetëm në zgjidhjen e problemeve të shumta me të cilat ballafaqohen qytetarët shqiptarë dhe tjerë në jug të Serbisë.

Në fund dr. Driton Ajeti, shtoi se kanë besim të plotë te Partia Republikane, e cila në krye me Nikolla Sandulloviq, kryetar,  do ta ndryshojmë statusin politik të pakicave kombëtare në Serbi, konform standardeve evropiane.

 

Shprehja “pakicë” – denigrim

 

Kryetari i Partisë Republikane, Nikolla Sandulloviq,  theksoi se ajo që e pengon atë personalisht dhe bashkëpunëtorët e tij është shprehja “pakicë” dhe u zotua se me hyrjen e republikanëve në Qeveri, punën e parë që do të bëjnë Republikanët. do të kërkojnë ndryshimin me ligj të fjalës “pakica”.

A nuk është kjo degraduese, u shpreh kryetari Sandulloviq, kur dihet se në të gjithë shoqëritë normale dhe shtetet e mëdha nuk kam vërejt se dikush thirret pakicë, mirëpo kam arritur t’i dëgjojë të ftohen qytetarë të Amerikës, përkatësinë nacionale, por nuk i kam dëgjuar të quhen pakica”.

Para të pranishmëve sot u paraqit edhe Erzhebet Popov, hungarezja nga Zrenjanini, cila në cilësinë e deputetes nga radhët e Partisë Përparimtare Serbe të Aleksandër Vuçiq, për t’iu bashkuar Partisë Republikane.

Zonja Popov, para të pranishmëve me kënaqësi deklaroi se “Pas njohjes me statutin, planin e punës dhe programin e Partisë Republikane, ka pranuar të jetë pjesë aktive e kësaj partie. Ka qenë bukur kur ishim dikur në një Jugosllavi më të madhe, por tani më të vogël, dhe shpresojë se do ta kemi sërish”.

Nikolla Eriq, anëtar i Kryesisë së PR-së mori duartrokitje të qytetarëve prezent kur tha se nuk ma lejon edukata që t’ju thërrasë pakicë kombëtare, “ju për mua jeni popull, qytetarë të Bujanocit të gjithë të njëjtë dhe të gjithë të barabartë”.

Ndërkaq, Nikolla Eriq, anëtar i Kryesisë së kësaj partie, shtoi se “nuk më lejon edukata, që t’ju thërrasë pakicë kombëtare, Ju për mua jeni popull, qytetarë të Bujanocit, të gjithë të njëjtë dhe të gjithë të barabartë.

 

Fjala përshëndetëse iu dha edhe kryetarit të BIPBM-së, Myftiut Nexhmedin ef. Saqipi, i cili foli për paqen, tolerancën, mirëkuptimin dhe integrimet në jetën politike, shoqërore e fetare. Këto virtyte, nuk arrihen nëpër kabinete, të cilat po i praktikojnë pushtetet lokale dhe qendrore, por duke u integruar me popullin e tyre, tha Myftiu Saqipi. Si mund të kërkojmë integrim në Bashkimin Evropian, kur ne na mungon integrimi mes institucioneve dhe qytetarëve, thjesht, pushtetet i kanë humbur kontaktet me qytetarët. Unë, tha Myftiu Saqipi, kam studiuar në Arabi, ku atje fliten me qindra gjuhë, kur se në Ballkan nuk mund të merremi vesh në dy-tri gjuhë.

Në fund të fjalimit të tij përshëndetës Myftiu Saqipi, theksoi se te Partia Republikane, sheh një seriozitet të qasjes së problemeve të pakicave dhe me një konceptit të tillë, ajo, do të jetë e denjë për këto reforma dhe nuk do të mungojë bashkëpunimi institucioneve fetare për ta ndihmuar atë në rrugën e angazhimeve për ta nxjerrë vendin nga ky kolaps politik dhe ekonomik.

 

Shantazhet

 

Nga publiku i Tribunës politike, u shtruan pyetje për kryetarin e Partisë Republikane z. Sandulloviq. Njëra nga to ishte e mësimdhënësit nga shkolla fillore e Muhocit, Vesel Sabedini dhe tjetra e punëtorit të arsimit në pension Xhavit Selmani. Ata e njoftuan kryetarin e republikanëve për hallet e dertet e banorëve të Malësisë së Bujanocit, të cilët me dhunë u dëbuan nga trojet e tyre stërgjyshore, duke lënë shkret pasuritë e tyre dhe shkollat, që dikur kishin mbi 300 nxënës. Ata potencuan problemin e rrugës së Zarbicës e cila figuron në dokumente se është e asfaltuar, që nga koha e Titos, por mjerisht ajo është e kryer vetëm në letër. Pyetje pati edhe nga qytetarët e ardhur nga Presheva, për të cilat presidenti i Partisë Republikane, z. Sandulloviq dha përgjigje adekuate.

Në fund organizatori i Tribunës politike dha një koktej rasti dhe në dalje të Pallatit të Kulturës ndezi fishekzjarre, në shenjë paralajmërimi se edhe në këto hapësira  po lind një lëvizje e cila do të bëjë ndryshime në dobi të të gjithë qytetarëve pa dallim përkatësie kulturore, fetare e nacionale.

Partia Republikane, është e vetmja në nivel shteti, që në programin dhe statutin e saj e ka të përfshirë problemin e pakicave kombëtare në Serbi. Ajo selinë e ka në Sentë të Vojvodinës dhe shtrihet deri në Preshevë. Brenda një periudhe shumë të shkurtër në radhët e saj ka arritur t’i anëtarësoj mbi 100 mijë anëtarë.

Partisë Republikane, për t’u bërë pjesë e Parlamentit Republikan në serbi, i duhet të kalojë pragun zgjedhor prej 0.4 % në shkallë kombëtare dhe jo 5 % siç është për partitë nacionale serbe.

Mesazhi

Sipas analizave politike nga terreni, kjo parti në të ardhmen do të jetë forcë reale në nivelet më të larta shtetërore, ndonëse drejtuesit e saj, ankohen se po censurohen nga mediet e kontrolluara nga shteti. Një dukuri e tillë u vërejt edhe në Bujanoc, kur mediumet lokale edhe pse ishin të ftuara, nuk iu përgjigjen ftesës për ta përcjellë tribunën politike, kurse disa prej tyre, që erdhën në fillim u zhdukën pa u parë, nga kërcënimet me “sms”, nga qarqe të caktuara, për të mos i dhënë publicitet këtij evenimenti të lartë politik, njofton Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress