Home » Lajme, Vendore » Bujanoc: Republikanët urojnë qeverisjen e re komunale

Bujanoc: Republikanët urojnë qeverisjen e re komunale

Avdil Ramadani2Partia Republikane, në krye me Avdil Ramadanin, kryetar, uron zgjedhjen e udhëheqësisë së re të Komunës së Bujanocit, të dalë nga zgjedhjet e 24 prillit, të këtij viti.

Koalicioni qeverisës, me kryetarin Shaip Kamberi, do të reflektoj pozitivisht, për një Bujanoc, stabil, përgjegjës dhe progresiv për të gjithë qytetarët e saj.

Urojmë, që Koalicioni qeverisës, të jetë një zë i arsyeshëm i qytetarëve, për një jetë më të mirë në këtë komunë shumënacionale.

Partia Republikane, kërkon nga pozita dhe opozita, të vihen në shërbim të realizimit të kërkesave legjitime të qytetarëve, të cilët me votën e tyre demokratike, ua dhanë besimit të zgjedhurve të tyre, për një Bujanoc, me një imazh më të mirë e me perspektivë evropiane, thuhet në urimin e kryetarit z. Avdil Ramadani.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch