Home » Lajme, Vendore » Bujanoc: REPUBLIKANËT, VAZHDOJNË ME GRUMBULLIMIN E NËNSHKRIMEVE….

Bujanoc: REPUBLIKANËT, VAZHDOJNË ME GRUMBULLIMIN E NËNSHKRIMEVE….

PR Foto nenshkrimetPartia Republikane, e udhëhequr nga Avdil Ramadani, kryetar, i cili njëherit është edhe nënkryetar i këtij subjekti politik në nivel të Serbisë dhe Vojvodinës, vazhdon me intensitet të grumbulloj nënshkrime nga anëtarësia e gjerë dhe simpatizuesit e saj, nga Senta e deri në Bujanoc.

Në kancelarinë e Partisë Republikane në Bujanoc, çdo ditë nga ora 10,oo e deri në ora 19,oo, mundë të vijnë republikanët dhe qytetarët, që dëshirojnë ta mbështetin Listën e këtij subjekti politik për deputetë republikanë dhe këshilltarë komunalë.

“Partia Republikane, është e kënaqur me përkrahjen, që po e merr nga elektorati, i cili ka vendosur të bëjë ndryshime në jetën politike të vendit, duke favorizuar këtë subjekt, nga i cili presin ndryshime në pushtetin vendor dhe qendror”, thuhet në mesazhin e kryetarit të Partisë Republikane, Avdil Ramadani, njofton shërbimi informativ i saj.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch