Home » Lajme, Vendore » Bujanoc: Rroftë vullnetarizmi alla malësorçe!

Bujanoc: Rroftë vullnetarizmi alla malësorçe!

Priboc-rruga-1Nëntori, muaji i festave kombëtare, ka vënë në veprim solidarësie banorët e Malësisë së Bujanocit, për t’i rregulluar rrugët dhe varrezat e fshatit.

Të parët, që i prinë aksionit ishin pribocasit, të cilët të motivuar nga bashkëvendësi i tyre, Haqif Hazri, një afarist i dalluar në Zvicër, rregulluan rrugën për të mos e shkëputur lidhjen me vendlindjen e tyre. Ata, në të vërtetë, që nga viti 2010, me sukses i organizojnë  takimet e vendlindjes, duke ruajtur kujtimin për vatrat stërgjyshore, prej nga u dëbuan me dhunë.

Me të nuhatur pushteti lokal në Bujanoc, se Priboci, u bë shembull i punës vullnetare, „sajdisi” financiarisht Bashkësinë Lokale të Zarbicës për t’i rrethuar varrezat e fshatit Suharrnë, në një sipërfaqe prej 350 metra.

Këto dy aksioni, na sjellin në kujtesë kohën e shkuar, në të cilën periudhë dominonte ndjenja e „angarisë” dhe ndihma simbolike e Qeverisë.

Shumë nga këto aksione të ngritura mbi baza vullnetare, kanë përfunduar në Rekën e Zarbicës, ngase ka munguar ndihma e sinqertë e pushtetit lokal, i cili jep ndihmë po aq sa merr vota nga kjo Malësi e boshatisur nga njerëzit dhe e harruar nga pushtetarët.

Se akoma nuk ka vdekur ndjenja e vullnetarizmit në Malësi, është aksioni i përfolur kohëve të fundit për asfaltimit të rrugës për Zarbicë, e cila mund të kryhet nëse malësorët mund të grumbullojnë 30 për qind të mjeteve, kundrejt pushtetit lokal, që ofron 70 përqindëshin!

Rruga e Zarbicës, një projekt kapital për banorët e Malësisë së Bujanocit, daton që nga koha e Mareshalit Tito, pastaj nga periudha e satrapit Millosheviq e vazhdon edhe sot për pushtetin tonë të jetë një nga prioritet kryesore, por që edhe më tej mbetet një ëndërr e pashuar për ata që ia dëshirojnë të mirën atij brezi kufitar, që ka ngelur si mos më keq, me infrastrukturë të shkatërruara, pa kompenzim të dëmeve të luftës, pa kthim të mirëfilltë e me një diskriminim të vazhdueshëm në fushën e rregullimit të dokumentacioneve dhe qarkullimit të lirë në provat e tyre private, të cilat shfrytëzohen pa qira nga ushtria dhe xhandarmëria serbe.

Këto janë probleme kryesore me të cilat duhet të „argëtohet”, pushteti ynë lokal, i cili është zotuar nëpër fushatat elektorale, se do të angazhohet për kthimin e jetës në Malësi, e cila ka nevojë për ndihmë konkrete, kuptohet duke mos lënë në harresë punët vullnetare, të cilat i kemi trashëgim nga e kaluara jonë sa e hidhur, po aq edhe krenare.

 

Shoqëria Civili „Perspektiva”, në Bujanoc

Priboc-varrezat

Rrethimi i varrezave në Suharrnë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch