Home » Lajme, Shoqëria Civile » Bujanoc: Skandali i quajtur dorëzim – pranim…

Bujanoc: Skandali i quajtur dorëzim – pranim…

NAGIPI-DHE-STOJANCAIsh partia pushtetare në ikje, PD-ja e Nagip Arifit, krenohet se gjatë dorëzimit të postit të kryetarit, i ka lënë pasuri buxhetore Komunës së Bujanocit, mbi 400 mijë euro, a në anën tjetër ankimohet se në mandatin e kaluar e ka pranuar buxhetin me OO dinarë.

Kjo deklaratë skandaloze e ish kryetarit të komunës, Nagip Arifi, nuk mund të arsyetoj skandalin tjetër të radhës, ku mandatin ia dorëzoi zëvendës – kryetarit Stojança Arsiq, në vend se të priste, që në mënyrë transparente t’ia dorëzonte Shaip Kmaberit, kryetarit të ri.

Ish kryetari, Nagip Arifi, i acaruar nga rezultati i zgjedhjeve, që nuk e nxorrën favorit për mandatin e katërt, nuk zgjedh mjete e metoda nga më të ultat për ta deskredituar Koalicionin e ri qeverisës. Ai, asessi nuk pajtohet me humbjen dhe pranon me partinë e Vuçiqit, po ashtu në opozitë, të akuzojnë partitë e Koalicionit qeverisës se nuk do të kenë investime, stabilitet dhe prosperitet.

Zemërimi i ish kryetarit Arifi, nuk mund të zbutet me reagimet e tij dhe subjektit që drejton, me akuza të pa baza, të pa drejta dhe cinike.

Pamfletet politike, që i lanson Nagip Arifi dhe PD-ja e tij, nuk mund ta nxjerrin nga bataku i skandaleve e sidomos këtij të fundit me dorëzim – pranimin e postit të kryetarit.

Ky skandal provincial lidhet ngush me një fabulë popullore:

– Kur Xhebraili shkon me ja marrë shpirtin një Gjyhnaqari, ai, në shtrat i lutet ta falte se i kishin mbet disa punë pa i mbaruar gjatë verës. Xhebraili, ia pranoi lutjen, por e porsiti ta priste në afatin e caktuar i shtrirë në shtar, por nuk e gjeti.

Gjyhnaqari, pas skadimit të afatit, hyp në oxhak për ta mashtruar Xhebrailin. Mirëpo, Xhebraili u ul në krevat dhe vendosi ta priste, kur të kthej ai. Gjyhnaqarit i lodhen duart, duke ndejur varur në oxhak dhe bie poshtë i mbuluar me thirr, blozë e hi.

Xhebraili i tha: – Pse bre burrë nuk ndejte në krevat me ta marr shpirtin, por po shkon në atë dynja me faqe të zezë. Kështu e ka meselja…

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch