Home » Lajme, Vendore » Bujanoc: Subjektet politike shqiptare fitojnë mbi 60% të ulseve në Kuvendin Komunal

Bujanoc: Subjektet politike shqiptare fitojnë mbi 60% të ulseve në Kuvendin Komunal

Partitë shqiptare në Bujanoc kanë shënuar një fitore bindëse ndaj atyre serbe. Rezultatet paraprake i nxjerrin partitë shqiptare si fituese. Në bazë të tyre mësohet se Partia Demokratike e Nagip Arifit ka marrë 4565 vota, Partia për Veprim Demokratik e Riza Halimit 3492 vota, Lëvizja e Progresit Demokratik e Jonuz Musliut 2340 vota si dhe Unioni Demokratik Shqiptar e Rahmi Zylfiut 775 vota. Shqiptarët e kësaj komune janë shprehur të mllefosur me obstruksionet e Beogradit, i cili synonte të ulte numrin e votuesve shqiptar. Të shumta kanë qenë rastet kur qytetarëve shqiptarë nuk u gjendej fare emri në listat e votuesve. Kohëve të fundit ishte mobilizuar tërë Beogradi në drejtim të instalimit të një udhëheqjeje serbe në këtë komunë. Për këtë qëllim ishin vendosur mijëra kolonë serbë nga Kosova dhe vende të tjera, të cilëve u ishin dhënë dokumentacione serbe. Rreziku shtohej edhe më kur dihej që një numër i ndjeshëm i shqiptarëve të Bujanocit, është e shpërngulur në Kosovë.

Duke folur për mediet, ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Xhezair Shaqiri, (Komandant Hoxha), ka deklaruar se tensionet në Maqedoni janë pjesë e komplotit të shërbimeve sekrete maqedonase dhe serbe për të shkaktuar një luftë dhe për t’i ngulfatur më pas shqiptarët në enklava të vogla, të krijuara sipas modeleve të spastrimeve etnike. Shaqiri ka saktësuar se vetëm Amerika ka aftësi për t’i zbuluar dhe për t’i parandaluar këto konspiracione, duke shtuar se situata e rëndë në vend ka bërë që kohëve të fundit të ketë takime ndërmjet ish-komandantëve që udhëhoqën luftën në Kosovë dhe në Maqedoni, duke mos përjashtuar mundësinë që nëse vazhdojnë provokimet, të bëhet rimobilizimi i strukturave të UÇK-së, me qëllim që ta mbrohet popullata.

One Response

  1. Katherine thotë:

    Jam dakord me ty Vera. Por une do thhosa qe nuk eshte problemi tek dialekti sesa tek udhezimet. S’ka shume kuptim. Torta mund te jete e mire, por kur nuk i ndjek dot udhezimet mund te dal corbe:))

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch