Home » Lajme, Vendore » Bujanoc: Takohen politika shqiptare e Luginës me zyrtarët e Beogradit me ndërmjetësim të korit diplomatik të akredituar në Beograd – pa vendim konkretë

Bujanoc: Takohen politika shqiptare e Luginës me zyrtarët e Beogradit me ndërmjetësim të korit diplomatik të akredituar në Beograd – pa vendim konkretë

Takimi në mes të liderëve të komunave të Preshevës e Bujanocit, partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës dhe përfaqësuesve të OVL të UÇPMB-së nga njëra anë dhe me zyrtarët e Beogradit të cilët i përfaqësoi Zoran Stankoviq, i cili ka filluar në orën 16:00 përfundoi rrethë orës 20:00 pa dhënë asnjë rezultat konkret për çështjen e lapidarit të dëshmorëve të kombit të UÇPMB-së të vendosur në Preshevë.

Edhe pala shqiptare edhe ajo serbe qëndrojnë në pozitat e mëparshme, shqiptarët për të mos e hequr pllakën përkujtimore, kurse Beogradi kërkon të kundërtën.

Jonuz Musliu, kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik, pas takimit tha se pala shqiptare qëndron në pozitat e njëjta. Pllaka është në vend të duhur dhe nuk do të lëviz.

Deputeti Riza Halimi theksoi se është me rëndësi që kemi biseduar dhe sipas tij ky dialog i filluar duhet të vazhdojë. Për dallim nga Musliu i cili ishte i prerë në deklaratën e tij se lapidari do të qëndrojë aty ku është, Halimi thotë se asgjë konkrete nuk është vendos edhe pse patë propozime të ndryshme.

Në takim i cili është mbajtur nën organizimin e OSBE-së e cila edhe është inicuese e këtyre bisedimeve kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e ambasadës së SHBA-ve, të Britanisë së Madhe, dhe BE-së. Për dallim nga pala shqiptare dhe ajo serbe të cilat qëndruan deri në fund të takimit, ata të SHBA-ve, Britanisë së Madhe, dhe BE-së takimin e lëshuan gjysëm ore më herët e të cilët nuk dhanë asnjë deklaratë.

I gjithë takimi 4 orësh është mbajtur pa praninë e mediave të cilat nuk janë lejuar që as afër zyrave të OSBE-së të mos jenë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch