Home » Lajme, Vendore » Bujanoc: TELEGRAM URIMI

Bujanoc: TELEGRAM URIMI

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të drejtoratit për Veprimtari shoqërore dhe cështje publike pranë Кomunës së Bujanocit, të ju urojë, 7 Marsin, ditën e mësuesit. Në këtë ditë të shënuar për ju dhe për të gjithë kombin, t’ju shprehi urimet më të sinqerta për misionin tuaj fisnik dhe të pazëvendësueshëm.

 

Kjo ditë nuk shënon vetëm fillimin e mësimit të shkronjave shqipe , por mbi të gjitha simbolizon devotshmërinë, përkushtimin dhe sakrificën e mësimdhënësve shqiptarë. Falë angazhimit dhe përkushtimit tuaj ne sot mburremi me të kaluarën dhe të sotmën, si dhe ecim të sigurtë drejt së ardhmës. Nëse para 126 viteve, më 7 mars,u hap mësonjëtorja e parë shqipe, ju mësues të nderuar, me përkushtim dhe dinjitet, e vazhduat rrugën e dijes duke e përhapur atë kudo që dëgjohej zëri i shqiptarëve. Në këtë ditë të shënuar, ne kujtojmë me rrespekt të vecantë kontributin e jashtëzakonshëm të të gjithë brezave të mësimdhënësve të shkollës shqipe në Luginë, duke e mbajtur ndezur pishtarin e dijes dhe shpresës.

 

 

 

Kryeshefi i drejtoratit për

Veprimtari shoqërore dhe cështje publike

Arbër Pajaziti

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch