Home » Lajme, Vendore » Bujanoc – THIRRJE PUBLIKE PËR REALIZIMIN E PRAKTIKËS PROFESIONALE NË VITIN 2013

Bujanoc – THIRRJE PUBLIKE PËR REALIZIMIN E PRAKTIKËS PROFESIONALE NË VITIN 2013

Në bazë të nenit 43. alinea 1. pika 3. të Ligjit mbi punësimin dhe sigurimin

me rastin e papunësisë (Gaz. Zyr. E S“, nr. 36/09 dhe 88/10), të Ligjit mbi

financimin e vetadministratës lokale („Gaz. Zyrtare e RS nr. 62/06) të nenit 14. al.

1. pikat 5. dhe 6. dhe me të nenit 39 të Vendimit mbi Këshillin komunal të

Komunës së Bujanocit („gazeta zyrtare e rrethit të Pçinjës“, nr. 30/08), në bazë të

Stratetigjë për punësim në Komunën e Bujanocit në vitin 2012, të Planit aksional

lokal për punësimine të rinjëve 2012-2015 dhe në bazë të vendimit të Këshillit

komunal nr. 400-357/13-03 të datës 19.08.2013

– KOMUNA E BUJANOCIT

– Shpallë

 

– THIRRJE PUBLIKE

– PËR

 

PËR REALIZIMIN E PRAKTIKËS PROFESIONALE NË VITIN 2013

 

I PËRSHKRIMI I PROGRAMIT DHE LARTËSIA E MJETEVE

 

Programi i praktikës profesionale i dedikohet personave të papunësuar të cilët

për herë të parë aftësohen profesionalisht për profesionet të cilat i kanë fituar për

llojin dhe shkallën e caktuar profesionale, ndërsa me qëllim të të afëtsimit për

punë të pavarur dhe të dhënies së provimit profesional, në pajtim me ligjin ose

me aktin e përgjithshëm të punëdhënësit.

Programi i praktikës profesionale zgjatë në pajtim me ligjin, gjegjësisht në pajtim

me aktin mbi organizimin dhe sistematizimin e punëve te punëdhënësi, edhe ate:

 

– deri në 12 muaj për praktikantët me përgatitje të lartë apo superiore.

 

Gjatë kohëzgjatjes së praktikës profesionale Komuna e Bujanocit:

 

I paguan punëdhënësit mjetet për pagesën e personave të angazhuar

sipas shumës së përcaktuar mujore:

 

25.000,00 dinarë në shumën neto për personat me përgatitje

profesionale superiore

 

20.000,00 dinarë në shumën neto për personat me përgatitje të

lartë profesionale

 

i paguan mjetet punëdhënësit, i cili bënë përllogaritjen dhe pagesën e

kontributeve në rast të lëndimit në punë dhe sëmundjeve profesionale në

pajtim me ligjin dhe

 

I bartë shpenzimet e dhënies së provimit profesional/të praktikantit në

lartësinë e ndihmës njëmujore financiare.

 

II KUSHTET DHE DOKUMENTACIONI PËR PJESËMARRJE

– Kushtet:

 

Të drejtën e pjesëmarrjes në Ftesën publike e ka punëdhënësi nga entet

arsimore, gjegjësisht ndërmarrjet dhe entet publike themelues i të cilave është

Komuna e Bujanocit që plotëson këto kushte:

që me rregull i paguan obligimet tatimore dhe kontributet për sigurim të

obliguar pensional:

 

që me ligj ose me aktin mbi organizimin dhe sistematizimin e punëve te

punëdhënësi si kusht për punë në punët e caktuara të jetë paraparë obligimi i

mbajtjes së praktikës profesionale;

 

të ketë kapacitete kadrovike dhe të tjera për aftësimin profesional të

personave;

 

të angazhoje personin e papunësuar i cili:

 

ka arsim të lartë ose superior

 

Që nuk ka përvoj pune në profesion ose nuk ka përvojë pune në cilësinë

praktikantit, të mjaftueshme për fitimin e kushtit për dhënien e provimit

profesional, gjegjësisht të provimit të praktikantit;

 

• Që gjendet në evidencën e Shërbimit nacional për punësim, Ekspozitura

në Bujanoc dhe për këtë t’ia dërgoj punëdhënësit çertifikatën.

 

Punëdhënësi i cili ka deri në 10 të punësuar ka të drejtë që në program t’i

inkuadroj deri në dy persona të papunësuar, ndërsa punëdhënësi që i ka mbi 10

të punësuar ka të drejtë në inkuadrimin të numrit që nuk mund të jetë më i

madhë se 20% i të punësuarve.

– Dokumentacioni:

 

kërkesa për pjesëmarrje në programin në ekstraktin e paraparë

 

Fotokopjen e aktvendimit të organit kompetent mbi regjistrimin në regjistër,

nëse aplikuesi i kërkesës nuk është i regjistruar në ARE;

– Ekstrakti nga akti mbi organizimin dhe sistematizimin e punëve, në të cilin

është paraparë obligimi i kryerjes së stazhit të praktikantit është si kusht për

punë në punët e caktuara;

 

Dëshmia mbi pagesën e tatimeve dhe kontributeve për sigurim të

obligueshëm social të punësuarëve për muajin i cili i paraprinë muajit në të

cilin është paraqitur kërkesa (kopja e ekstrakteve të verifikuara PP OPJ dhe

PP OD).

 

Këshilli për punësim i Komunës së Bujanocit, është caktuar për përcjelljen dhe

realizimin e programit të praktikës profesionale i cili edhe e bie vendimin, e

mbanë të drejtën të kërkoj edhe dëshmi të tjera që janë relevante për vendosje

mbi kërkesën e paraqitur.

III NXJERRJA E VENDIMIT

 

Në bazë të kërkesave të paraqitura të punëdhënësve, Këshilli nxjerr vendimin në

afat prej 8 ditësh, nga data e paraqitjes së kërkesës.

 

Vendimet e nxjerrura do të publikohen në faqen e Komunës së Bujanocit dhe në

tabelën për shpallje të Administratës komunale të Komunës së Bujanocit.

IV  – LIDHJA E KONTRATËS

 

Kryeshefi i Administratës komunale të Komunës së Bujanocit dhe Punëdhënësi

lidhin kontratë, em të cilën definohen të drejtat dhe obligimet e ndërsjellta, në afat

prej 3 ditësh nga data e nxjerrjes së vendimit.

 

Pas lidhjes së kontratës në mes të Kryeshefit të Administratës komunale të

Komunës së Bujanocit dhe Punëdhënësit, kryerjes së përzgjedhjes së

kandidatëve në pajtim me kriteret e përcaktuara, Punëdhënësi është i obliguar të

lidhë kontratë me personin në praktikën profesionale.

 

Pas kryerjes së përzgjedhjes nga ana e Këshillit për punësim të Komunës së

Bujanocit, punëdhënësit në pajtim me kontratat e nënshkruara dhe me mjetet e

lejuara, do t’i angazhojnë personat e papunësuar, sipas kushteve të parapara.

 

Personat paraqesin këto dëshmi para punëdhënësit:

 

Dëshminë mbi shkallën e përgatitjes superiore – të lartë

 

Dëshmi se deri më tani nuk e kanë kryer praktikën profesionale dhe se

nuk kanë punuar në profesionin gjegjës;

 

Çertifikatën mbi shtetësinë jo më të vjetër se 6 muaj

 

Çertifikatën nga libri amëz i të lindurve

 

Dëshmi mbi vendbanimin se personat janë nga territori i Komunës së

Bujanocit.

 

Data e fillimit të zbatimit të programit të praktikës profesionale duhet patjetër pas

datës së nxjerrjes së vendimit mbi zbatimin e programit të praktikës profesionale.

– OBLIGIMET E PUNËDHËNËSIT

 

Punëdhënësi është i obliguar që:

 

Të papunësuarin ta aftësoj për punë të pavarur në profesion, në pajtim me

ligjin, gjegjësisht aktin mbi organizimin dhe sistematizimin e punëve;

Të papunësuarin ta aftësoj profesionalishtë më së paku sa zgjatë obligimi

i kontraktuar;

 

T’i lëshoj vërtetimin mbi kryerjen e stazhit të praktikantit, gjegjësishtë të

dhënies së provimit të praktikantit/ provimit profesional;

 

T’i mundësoje Këshillit kontrollin e obligimeve të kontraktuara dhe

 

Ta njoftoj Këshillin mbi të gjitha ndryshimet të cilat janë me rëndësi për

realizimin e kontratës në afat prej 8 ditësh nga dita e shfaqjes së

ndryshimit.

 

Në rast të ndërprerjes së aftësimit profesional të personave në afat prej 30 ditësh

nga dita e fillimit të aftësimit profesional, punëdhënësi mund të bëjë

zëvendësimin me të papunësuarin tjetër i cili i plotëson kushtet e nevojshme, për

kohën e mbetur të definuar me kontratë.

– INFORMACIONE TË TJERA

 

Kërkesa për pjesëmarrje në Programine praktikës profesionale, i cili mund të

merret në Administratën komunale të Komunës së Bujanocit- Zyra për zhvillim

ekonomik lokal ose në faqen e internetit www.bujanovac.rs me

dokumentacionin përcjellës, i paraqitet Këshillit për punësim të Komunës së

Bujanocit, i cili është caktuar për përcjelljen dhe realizimin e Programit të

praktikës profesionale të Komunës së Bujanocit, në plikon e mbyllur me shenjën

“Fletëparaqitje për pjesëmarrje në Programin praktikës profesionale.”

Informacionet mbi programin mund të merren në këta numra të telefonit: 654 517

dhe 654 607.

 

Thirrja publike është e hapur 8 (tetë) ditë nga dita e publikimit në faqen zyrtare të

Komunës së Bujanocit dhe në tabelën për shpallje të Administratës komunale të

Komunës së Bujanocit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch