Home » UDSH » Bujanoc: UDSH reagim

Bujanoc: UDSH reagim

REAGIM

 

Seanca e thirrur për sot në Kuvendit Komunal me katër pika të rendit të ditës, ishte ftuar nga ish kryetari i KK Bujanocit Hajredin Hyda. Ndryshe, katër pikat e rendit të ditës kishin të bënin me shkarkimin dhe zgjedhjen e kryetarit Kuvendit Komunal të Bujanocit dhe 2 anëtarëve të Këshillit Komunal.

Unioni Demokratik Shqiptar reagon ndaj këtyre veprimeve të pa dinjitetshme. Sot Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD), në krye me Jonuz Musliun shkeli marrëveshjen e arritur më 6 qershor 2012, në mes subjekteve politike shqiptare që veprojnë në Bujanoc, përkatësisht në mes të UDSH-së, PVD-së dhe LPD-së

Marrëveshja e përbashkët e 6 qershorit kishte për synim “bashkëveprim politik Brenda përbërjes së Kuvendit komunal në Bujanoc, me qëllim të mbrojtjes të interesave jetësore të shqiptarëve në komunën e Bujanocit”.

Shtrohet pyetja: vallë si mundë të mbrohen interesat jetike të popullatës shqiptare duke u bashkuar me faktorin politik serbë, i cili shekuj me radhë në thelb ka shfarosjen e substancës kombëtare shqiptare.

Pikërisht, Jonuz Musliu alias “Rrahmon Morina” I Luginës e trashi akullin duke vulosur fatin e popullatës shqiptare të këtyre hapësirave, duke u bërë paterica e shqip-folësit Nagip Arifi.

Jonuz Musliu me futjen e tij në koalicionin e pushtetit lokal shkeli mbi gjakun e dëshmorëve. Atëherë kur, ane e mbanë trojeve shqiptare përkujtojnë veprën e lavdishme të UÇPMB-së, gjithë sakrificën e popullit shqiptar autokton. Ai u bë servil i politikës ditore, vetëm për qëllim të ruajtjes së interesave të tij personal dhe të klanit të ngushtë.

 

 

Shërbimi informativ i UDSH-së

Bujanoc, 17.05.2013

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore