Home » Lajme, Vendore » Bujanoc – Zjarre ku pati edhe shpërthime të mjeteve eksplozive

Bujanoc – Zjarre ku pati edhe shpërthime të mjeteve eksplozive

Zjarret në zonat e fshatrave të Bujanocit, në Dobrosin, Konçul dhe Lluçan u lokalizuan mbrëmjen e së mërkurës, pas një ndërhyrje të rrezikshme por të nevojshme nga zjarrfikës në terrene të rrezikshme, plot me mjete eksplozive të mbetura nga koha e luftës. e të paktën njëra prej tyre edhe shpërtheu.

Në Qendrën Komunale të Emergjencave raportojn se gjatë ndërhyrjes në malin afër Dobrosinit, e cila zgjati deri vonë natën, u dëgjua një shpërthim, por nuk pati pasoja për akterët e aksionit.

„Ndodhi nga ajo që kishim frikë – një bombë e mbetur shpërtheu për shkak të zjarrit edhe ate në afërsi të vendit që ishte pastruar më herët. Për fat të mirë, askush nuk u plagos sepse të gjithë ishim të sigurt larg vendit të shpërthimit, “ deklaroi për Bujanovacke Ali Asllani, nga Qendra e Emergjencave.

Sipas tij, zjarri u lokalizua mbrëmë, dhe ekipet emergjente ishin në detyrë deri në mesnatë.

“Banoret lokal, Administrata Pyjore dhe ne nga Stafi gjithashtu u dhanë mbështetje zjarrfikësve në aksion. Raportet e fundit nga terreni thonë se zjarret janë lokalizuar dhe se nuk ka më asnjë zjarr aktiv ”, thotë Asllani.

Ai shtoi se shtabi është në kontakt të vazhdueshëm me kryetarët e bashkësive lokale në zonë dhe se situata monitorohet nga afër.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch