Home » Lajme, Vendore » Bujanoci i privilegjuar nga trojet shqiptare

Bujanoci i privilegjuar nga trojet shqiptare

Këtë të premte, më 19 pill do të finalizohet faza e parë e aktiviteteve të pushtetit lokal të komunës së Bujanocit në sferën e zhilimit ekonomik.

Në këtë drejtim, po në këtë ditë, kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, dhe kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Nikolin Jaha, do të nënhkruajnë në Tiranë një Memorandum mirëkuptimi rreth bashkëpunimit ekonomik.

Nexhat Behluli nga Zyra për Zhvillim Ekonomik, njëherit dhe kordinator për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për komunën e Bujanocit thotë se  nënshkrimi i Memorandumit të bashkëpunimit, në Tiranë, paraqet vetëm fazën e parë të përkushtimit serioz të komunës sonë në drejtim të zhvillimit ekonomik.

Behluli paralajmëron se aktivitetet e radhës dhe konceptet e reja në fushën e ekonomisë do të kurorëzohen në një Biznes Forum, të cilin komuna e Bujanocit do ta organizojë në një të ardhme të afërt.”Pjesë e këtij forumi do të jenë edhe Odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, të cilat në gjirin e vet kanë të regjistruar një anëtarësi prej më tepër se pesë mijë biznesesh të veprimtarive të ndryshme ”, sqaron Behluli.

Sipas Behlulit, të gjitha këto iniciativa dhe aktivitete përputhen me prioritet e përcaktuara nga kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, e që janë në drejtim të zhvillimit ekonomik, i cili buron nga program i Partisë Demokratike.

“ Vetë fakti se këto hapa të ndërmarra nga administrata lokale e Bujanocit kanë gjetur mbështetjen nga tre shtete ku qeverisin shqiptarët dëshmojnë se është zgjedhur rruga më e duhur e cila në të ardhmen do të jap rezultate konkrete “, pohon Behluli.

“ Shteti Shqiptar këtë projekt e kuptoi më së miri që në fillim, dhe në shenjë përkrahjeje dhe rrespekti,ditën e premte, bizneset e ndryshme nga Shqipëria kryetarit Arifi do t’i dhurojnë një donacion modest në shenjë fillimi  të aktiviteteve të përbashkëta të të gjitha trojeve shqiptare. Pjesë e donacionit janë njëzetë  kompjutorë, disa bursa studentore nga  Universitetet shqiptare për stduentët e komunës sonë, ndërsa  Unioni i Gazetarëve të Pavarur ka përgatitur donacion të vecant për mediumet në gjuhën shqipe të komunës së Bujanocit.

Gjithashtu, një klub futbolli nga Tirana do të dhuroj veshje sportive për një klub futbolli nga Bujanoci, ndërsa një ansambël do të dhuroj veshje për kolegët e tyre nga një shoqëri kulturo-artistike nga komuna jonë “, thotë ndër të tjera Nexhat Behluli nga Zyra për Zhvillim Ekonomik.

Komuna e Bujanocit një marrëveshje bashkëpunimi kishte nënshkruar më 24 janar të këtij viti edhe me Odën Ekonomike të Kosovës, ndërsa më 8 prill marrëveshje ishte firmosur edhe me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore.

Marëveshja e cila pritet të nënshkruhet këtë të premte me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë përmbyll katërkëndshin i cili pritet t’i ofroj një zhvillim ekonomik relacionit: Bujanoc-Kosovës-Maqedoni-Shqipëri.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch