Home » Opinione » BUJANOCI ME GJYKATË THEMELORE – ZEMËROHET HALIMI !

BUJANOCI ME GJYKATË THEMELORE – ZEMËROHET HALIMI !

Parlamenti republikan i Serbisë, me shumicë votash, miratoi propozim ligjin për selitë dhe rajonet e gjykatave dhe prokurorive, me të cilin vendim Bujanocit i kthehet Gjykata themelore.

 

Miratimit i këtij ligji, do të zbatohet nga janari i vitit 2014, për komunat e pakicave kombëtare në Serbi si: Bujanoci, Senta, Vërbasi dhe Baçka Pallanka.

 

Deputeti republikan i Serbisë, i dalë nga Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Riza Halimi, i mllefosur braktisë punimet e institucionit më të lartë shtetëror me arsyetimin se nuk i janë pranuar asnjë nga pesë amendamentet që ka paraqitur në propozimin e tij mbi  ligjin për selitë dhe rajonin e gjykatave dhe prokurorive!

 

Këtë pakënaqësi “deputeti” i vetëm shqiptar në parlamentin serb, e shfrynë edhe ndaj Trupit Koordinues dhe proceseve dialoguese me Beogradin lidhur me zgjidhjen e problemeve të hapura ne Luginë të Preshevës. Pse?

 

Sepse të gjitha projektet vitale shtetërore po shkojnë në drejtim të avancimit të Komunës së Bujanocit, si qendër rrethi në Luginë dhe Serbi.

 

Rikthimi I Gjykatës themelore, hapja e universitet, regjistrimi I makinave e projekte të tjera kapitale, janë treguesit e qartë se në një të ardhme jot ë largët Bujanoci lëre që do të bëhet qytet universitar, por edhe një qendër e fortë politike dhe ekonomike, një urë lidhëse mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Deputeti i pikëlluar Riza Halimi, duhet të pajtohet se këto të mira nuk janë vetëm të sodit po i kanë rrënjët më të thella. E di miri Riza plaku, se Marrëveshja e Konçulit bie në Bujanoc, pastaj selia e UÇPMB-së ishte po në Bujanoc, ngjashëm vlen edhe për Trupin Koordinues edhe për Këshillin Nacional, të cilën vetë e themeloi me partinë e tij PVD-në “legjendare”, e mos të hidhërohet se shumë shpejt edhe misioni i deputetit do të kaloj në Komunën e Bujanocit, pa ndonjë problem.

One Response

  1. shena thotë:

    Shoqi,se nuk po e di kush je.
    A po kujtoni ti se per t mire t shiptarve t Bujanocit ket pune po e bon serbija a?
    Jo be jo.Serbija Presheven po do me nda e Bujanocin me mbajte,mire e mire se aty ka serb.Ajo e di se sa t jete Presheva ma e fort edhe shiptart e Bujanocit jone ma t fort.Per ato ajo e forcon Bujanocin e dobson Presheven.
    Sa i perket Rizes,nuk osht kto pune per ato ktu shoqi osht puna per shiptart e Presheves edhe t Bujanocit.
    Bile Serbija moti ja ka shti spilen me i perca shiptart e Bujanocit, me ata t Presheves,edhe jon disa signale.
    Hajt shoqi se serbi e mendon punen mire e mire,po shka mi bo shiptarit qe i hyp kush t doje si magarit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch