Home » Lajme » BUJANOCI ME MAGJISTËR TË TEKNOLOGJISË USHQIMORE

BUJANOCI ME MAGJISTËR TË TEKNOLOGJISË USHQIMORE

Më  2 qershor 2011, në Fakultetin Xehtarometalurgjik në Mitrovicë, Llukman Salihu, inxhinieri i teknologjisë, nga Vërbani i Bujanocit me sukses mbrojti para komisionit përkatës temën e diplomës së magjistraturës me titull: “Hulumtimi i vetive fiziko-kimike dhe mikrobiologjike në pijet e gazuara në Fluidi-Gjilan”.

     Autori u përcaktua për këtë temë për arsye se konsumimi i pijeve të gazuara është në një shkallë mjaft të lartë nga gjitha shtresat e popullatës, por shtrohet pyetja se sa janë cilësore dhe të sigurta këto pije, duke pasur parasysh faktin se është e domosdoshme që konsumatorët duhet të konsumojnë pije cilësore dhe të sigurta.

     Sotë ka shumë prodhues të pijeve të gazuara, por sa janë të atillë që kanë parasysh këto veti, cilësinë dhe sigurinë.

     Me analizat fiziko-kimike dhe mikrobiologjike që ka bërë z.Llukman Salihu, në laboratorët e kësaj kompanie, ka  përcjellë vetitë e lëndëve të para që përdoren për prodhimin e pijeve të gazuara dhe ka konkluduar se për të pasur pije të gazuara të sigurta dhe cilësore duhet që edhe lëndët e para të jenë të tilla.

     Me anë të këtij hulumtimi z.Llukman Salihu, ka konstatuar se teknologjia bashkëkohore që përdoret në Fluidi dhe përcjellja e rregullt e këtyre pijeve me anë të analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike në laboratorët e kësaj kompanie, garantojnë prodhim të pijeve të gazuara me një cilësi dhe siguri mjaft të lartë.

In this post, we’ll take a quick look at some http://www.essaydragon.com/ things to consider if you’re thinking about switching positions

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch