Home » Lajme, Vendore » BUJANOCI ME SY TË KEQ PO VËSHTROHET NGA KOSOVA !?

BUJANOCI ME SY TË KEQ PO VËSHTROHET NGA KOSOVA !?

Për qeverinë kosovare është e papranueshme që shqiptarët e Bujanocit të varen nga votat e dikujt tjetër. Ditëve në vijim qarqet brenda eksekutivit kosovar do të tentojnë fuqishëm të unifikojnë faktorin politik shqiptarë në Bujanoc. Mund të ndodh që Nagip Arifi, Shaip Kamberi dhe Jonuz Musliu të jenë të papranueshëm për të udhëhequr Bujanocin. Tanimë është shumë e qartë se tre të apostrofuarit janë peng i unifikimit si pasojë e inateve të tyre personale me njëri-tjetrin.
Qeveria e Republikës së Kosovës është duke e shyrtuar seriozisht mundësinë e ndikimit të saj në ridefinimin e koalicionit  lokal në Bujanoc, kanë thënë burime brenda ekzekutivit kosovar për Rtv Spektri.
“ Është e palogjikshme që subjektet shqiptare përkundër numrit rekord të mandateve të fituara në Asamblenë Komunale nga  zgjedhjet e fundit të lejojnë që fati i tyre të varet nga dikush tjetër “, ka pohuar zyrtari i lartë brenda kabinetit qevritar në Prishtinë, duke dashur të ruhet anonimiteti.
“ Jemi saktësisht në dijeni se koalicioni aktual është rrjedhojë e disa inateve personale midis liderëve të atjeshëm lokal. Kjo gjë është e patelorueshme, sidomos nëse kemi parasysh rrjedhat politike të cilat do të ndodhin  këtë vjeshtë. Jemi duke vështruar me shumë kujdes situatën dhe jemi duke u hamendur me qasjen e dyanshme të liderëve të atjeshëm. Ata vijnë këtu dhe kërkojnë të jenë pjesë e bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë, kurse nga ana tjetër “ bashkekzistojnë “ me subjekte serbe. Pas vizitave  të tyre këtu, ne shpesh qeshemi duke komentuar adoleshencën politike të udhëheqësve tuaj “, është shprehur zyrtari qevritar.
I pyetur nga Rtv Spektri se përse autoritet kosovare  nuk kanë ndikuar në fillim që mos të vie deri tek një koalicion i këtillë qeverisës, burimi ynë është shprehur se “ Kosova  ka pasur një besim tek liderët e Luginës, siodmos tek ata të Bujanocit, pasi në Preshevë është një situatë ndryshe,  se posedojnë një pjekuri politike dhe janë në shërbim të popullatës.Rasti i arrestimeve në prag të zgjedhjeve të atjeshme na la të kuptojmë se liderët do të jenë më unik se kurrë më parë. Madje ky rast ndikoi që edhe popullata t’i përgjigjet votimeve në mënyrë plebishitare. Por në fund doli që krerët e juaj më tepër janë të prirur pas interesave personale “.
“ Përmes qarqeve të ulëta politike, si Nagip Arifi, Shaip Kamberi, ashtu edhe Jonuz Musliu, kanë lobuar tek ne për t’u dhënë përkrahja për të qenë kryetar të Bujanocit.
Strukturat tona, sidomos ato që vijnë nga baza  partiake kanë qenë pre e vizitave të këtyre pesronave apo njerëzve të tyre deri në monotoni. Dhe secili ka folur keq e më keq për tjetrin, duke e llogaritur veten apo liderin e tyre si më të mirin për të udhëhequr komunën. Në fund, nga teprimi i këtyre gjërave pranoj se nuk na ka interesuar se kush do jetë kryetari nga ata. Por tani po e vërejmë se ata nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët dhe kanë gabuar. Bile gabime të tilla po tentohet të bëhen edhe më tej. Shumë mirë jemi në dijeni se dy blloqet e atjeshme po vazhdojnë të bisedojnë fshehurazi me subjektet serbe. Njëra palë për të rrëzuar pushtetin kurse tjetra për të siguruar pozitën qeverisëse. Kjo është apsurde. Nga 30 mandate të vihet në një situatë të tillë është e papranueshme “, thotë ndër të tjera zyrtari i eksekutivit kosovar.
Ai pranon se edhe përkundër situatës delikate, qarqet qeveritare kosovare ditëve në vijim do t’i përkushtohen Bujanocit.
“ Me rëndësi jetike është që 30-shi i delegatëve tuaj të udhëheq me Bujanocin. Poashtu duhet pasur parasysh edhe rezultat zgjedhore në ndarjen e pushtetit. Por, le të mendojnë mirë edhe z.Arifi, edhe z.kamberi e edhe z. Musliu, se nëse nuk i kalojnë barrierat e tyre personale, mund të ndodh që asnjëri prej tyre të mos e ketë përkrahjen tonë për të qenë kryetar i Bujanocit. Atëherë propozimi ynë do të jetë dikush krejtësisht tjetër “, shprehet decidivisht burimi ynë.
Në insistimin e Rtv Spektri se çka do të ndodh nëse liderët e Bujanocit nuk e përfillin një kërkesë të tillë, zyrtari i lartë i Qeverisë kosovare u përgjigj prerazi,: “Atëherë liderët  tuaj le të orientohen vetëm se nga Beogradi, dhe mos të ankohen më në Prishtinë. Edhe vizitat e tyre të ndara, siç po i bëjnë tani tek ne, le ti harrojnë. Në radhë të parë ata duhet të mendojnë për seriozitetin e situatës para së cilës ndodhemi në përgjithësi si komb, pastaj në seriozitetin e vet situatës në rajonin tuaj dhe komunën tuaj “, është shrpehur ndër të tjera zyrtari i lartë i qeverisë kosovare. /Rtv Spektri-Bujanoc/

One Response

  1. luginaa thotë:

    Luginaa e ngoi haberin qe na dha RTV Spektri, se kosova me si te keqe po e kqir Bujanocin. Kadal, Kadal o Z. Behluli, se dardha ka bisht.Luginaa ta thote e ti ngoi kto fjale te plakut.Ai”gazetari” Avnija na dha haberin se pushteti lokal ne Bujanoc po bohet i qendrueshem, demek mo se lun topi, jo mor burre nuk gabon Kosova mire e kane allahile, se kokan shti 12 shiptare dhe 10 serbe odbornike ne Kuvend te Bijanocit, po ki Avnija sihariq na tha edhe 2/di/ odbornike te SNS po i bashkohen koalicionit e po bohen 12 me 12 odbornike. Po qish osht mire, matematike e thjesht po mire Avnija noshta nuk e di matematiken, po edhe ki Z. Behluli nuk pe dika.Per ta nuk koka 24=12+12, po kaka ni numer tjeter.Po ki koalicion me konsensus, nese duhet dicka kombetare te votohet ne Kuvend a do te votojne edhe odbornikat serbe? Plaku thote jo, po mire per ta majte qevresjen po lokale, por per halle shiptare nuk votojne edhe odbornikat serbe.
    Luginaa e vjeter thote per ajer Bujanocit udheheqesia e re, po boll mire e paska Kosova, noshta nga sheshiri te vije ni i katerte, ni i peste, se boll hasmi kane bo kta ne mes veti, na duhet ni bashkim ne Bujanoc, ne Presheve, e me gjone.
    Noshta luginaa e ka keqe, ajo kshtu i shef dhe i halladis probelemet ne Bijanoc, se allahille nuk jone te mencem vetem kuadrote e Ternocit, po ka edhe nga vendbanimet tjera.Po bohet hajke ne Bijanoc ndaj kuadrove jashte Bijanocit, a ne Presheve po ngon luginaa se po bohet hajke naj kuadrove te qitetit me Agen Ragmi, kshtu pi vijne haberet luginaa, se noshta jom plake e nuk po ni mire.Inshallah jom ne onderr.

    Mbetshit me shnet luginaa

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch