Home » Lajme, LPD, Vendore » Bujanoci në Ferizaj – ME RASTIN E ZBULIMIT TË BUSTIT TË DËSHMORIT ENVER TOPALLI

Bujanoci në Ferizaj – ME RASTIN E ZBULIMIT TË BUSTIT TË DËSHMORIT ENVER TOPALLI

Musliu ME RASTIN E ZBULIMIT TË BUSTIT TË DËSHMORIT ENVER TOPALLIKryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, ish shef politik i UÇPMB-së, me ftesë të autoriteteve komunale të Ferizajit, merr pjesë në zbulimin e bustit të dëshmorit Enver Topalli, i cili u bë solemnisht në oborrin e Shkollës Fillore të fshatit Greme, emrin e të cilit me krenari e mban kjo shkollë.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, të cilët vlerësuan lart figurën e dëshmorit Enver Topalli.

Kryeministri Thaçi me këtë rast tha se, Enveri si veprimtar i përcaktuar fuqishëm në rrugën e drejtë kombëtare, u burgos, u izolua, u torturua, por asnjëherë nuk u thye dhe nuk u ndal.

Enver Topalli u vra më 19 maj 1999, së bashku me qindra të burgosur të tjerë në Burgun e Dubravës. Ai, konsiderohej njohës i jashtëzakonshëm i rrethanave politike dhe ekonomike të Kosovës, njofton Qendra për Informim e Lëvizjes së Progresit Demokratik.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch