Home » Lajme » Bujanoci në fokus: VAPA, UJI DHE SHKARKIMET POLITIKE

Bujanoci në fokus: VAPA, UJI DHE SHKARKIMET POLITIKE

Nga çdo hyrje të qytetit të Bujanocit, bien në sy shiritat e bardh me shkronjat e zeza: “Mirë se vini mërgimtarë!”

Mirë se vini mërgimtarë, në qytetin e bekuar të Bujanocit, ku ju pret era e bërdhogut, kufizimi i ujit, errësira elektrike e shkarkimet politike.

Kjo komunë, të dashur mërgimtarë edhe pse është vlerësuar nga ndërkombëtarët me ambient të volitshëm për investime, ajo sot është kthyer në një kantonier të madh problemesh nga të gjitha llojet.

Vapa e korrikut e cila po përcëllon nga të gjitha anët, sapo arriti që përkohësisht ta zgjidh problemin e bërdhogut, ka fillu me lind edhe probleme të tjera.

Tërrnoci gjatë korrikut po përballet me problemin e kufizimit të ujit. Tërnovcalitë paguajnë gjatë dimrit faturat e ujit, për me metë pa ujë gjatë verës. Kurrkund kjo nuk ndodh.

Pas problemit të bërdhogut, uji është problemi i dytë me radhë në këtë komunë multietnike.

Problemi i tretë me radhë do të jenë ujërat e zeza, të cilat po ndodhën në këtë vapë do ti harrojmë të tjerat….

Një tjetër problem do të lind kësaj vere e ajo është shkyçja nga rryma e atyre që nuk e kanë paguar me rregull distribucionin. E kur dihet se në Tërrnoc e fshatra të tjera ka shumë borxhlinj gjysma e këtyre katundeve do të mbetet në terr.

E komedia me katër akte: bërlloku, uji, kanalizimi e rryma do të përmbyllen me aktin e pestë atë të politikës: shkarkimeve të dhunshme para përfundimit të mandatit të disa zyrtarëve e lartë të pushtetit lokal në Bujanoc, të cilët të paknaqun me rrjedhat politike në vend formuan partinë e re.

Bërlloku, uji, kanalizimi, rryma dhe shkarkimet politike do të jenë problemet më të rënda me të cilat është ballafaquar e do të ballafaqohet komuna e Buajnocit.

Këto probleme kaq të rënda, nuk kanë qenë as në kohën e sundimit të Millosheviqit- thonë qytetarët e Tërnocit. E pushtetarët luftojnë për karrika, ata nuk e kanë hallin e bërdhogut, rrymës e ujit, por të foteleve të cilat i ruajnë si sytë e ballit si dhe kundërshtarët e tyre politikë, kontributi i të cilëve nuk mohohet aq lehtë qoftë në luftë qoftë në paqe.

Me shkarkimet politike të disa funksionarëve shqiptarë, nuk zgjidhen problemet politike të kësaj komune, por veç sa shtohen ato. Nuk bahet kiameti nëse tre katër funksionar mbesin pa punë, por në kujtesën e njerëzve të kësaj komune nuk do të shlyhet turpi i asaj që me votat e atyre që deri dje të kanë shikua për mes grykës së pushkës të hakmerremi ndaj vllazinive tanë e ti prekmi ata në dinjitet, në karrierë dhe në idare.

O Zot fali këta pushtetarë shqiptarë, të cilëve lakmia për karriga ua ka verbnue sytë e ua ka tërbua zemrat. Fali o Zot se jemi në prag të muajit të shenjët të Ramazanit. Në vend se këtë muj ta fillojmë me tolerancë, unitet dha solidarësi, njerëzit e pushtetit tanë, po luajnë me ndjenjat dhe nervat e vllaznive të tyre, që deri dje kanë hangar në një çanak.

A ishin po këta vllazni të një partie PVD e cila u nda në PD, që në natën e shenjtë të Miraxhit, me BismilahiRramaniRrahim, ligjëronin për të mirat që na ofron Zoti e predikime të tjera me interes për jetën tonë vëllazërore. E si duket këta liderë me hoxhallarë e kanë fillu e me hoxhallarë po e perfundojn karrierën e tyre politike si Riza Halimi.

Po vëllezër të nderuar. E martja e  zezë po afrohet, e bashkë me ta po afrohet edhe turpi shqiptar, i cili komunës së Bujanocit, po i jep nji hije të zezë, nji pamje të keqe, një emën të keq.

Nga Tërnoci PRESS

What might happen if we created professional development pro-homework-help.com for teachers that had as a goal to let stories of hope be known

One Response

  1. kran-rf.ru thotë:

    superb article . Will definitely copy it to my blog.Thanks.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch