Home » Lajme, Vendore » Bujanoci solidar: Fillojnë grumbullimet e ndihmave

Bujanoci solidar: Fillojnë grumbullimet e ndihmave

Komuna e Bujanocit ka kryer të gjitha përgaditjet që nesër nga ora 11:00 të filloj grumbullimin e ndihmave për Shqipërinë e goditur nga termeti. Komuna e Bujanocit lutet që bujanocasit të jenë sa më solidar në këtë tragjedi që po e kalon Shqipëria. Në njoftimin zyrtar nga Komuna e Bujanocit thuhet:

Komuna e Bujanocit, nesër, duke filluar nga ora 11:00 fillon me aksionin solidarë për grumbullimin e ndihmave që do t’i dedikohen vendbanimeve të goditura nga tërmeti në Shqipëri.

Grumbullimi i ndihmave do të bëhet në hapsirat e Zyrës për të rinjë.

Luten të gjithë të interesuarit të ndihmojnë me gjëra ushqimore, higjienike, rroba.

Çdo ndihmë e karakterit tjetër do të jetë e mirëseardhur.

🇦🇱

Bujanoci pranë Shqipërisë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch