Home » Lajme » BUJAR NISHANI, PRESIDENTI I RI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

BUJAR NISHANI, PRESIDENTI I RI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Nga: Prof. Murat Gecaj

publicist e studiues-Tiranë

Mbrëmë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në një senacë të radhës e të rregullt, sipas Kushtetutës sonë, mori në shqyrtim kandidaturën e paraqitur për President të Republikës së Shqipërisë, nga Partia Demokratike në pushtet dhe aleatët e saj. Ky votim ishte normal dhe  pas paraqitjes e dorëheqjes së dy kandidaturave të mëparshme, propozuar po nga këto forca politike, pra të Xhezair Zagajorit e Artan Hoxhës.

 

 

 

 

 

 

Z. BUJAR NISHANI

Pas shqyrtimit të kandidaturës së paraqitur në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit,  për ministrin e Brendshëm Bujar Nishani, në seancën e mbrëmshme parlamentare ishin të pranishëm pothuajse të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, por ata të Partisë Socialiste nuk morën pjesë në këtë votim. Votimi u zhvillua sipas Kushtetutës:  i fshehtë, normalisht e transparent. Përfundimi i këtij votmi ishte: 73 deputetë të pranishëm në sallë votuan “pro” zgjedhjes së Bujar Nishanit, President i Republikës së Shqipërisë, duke e merituar këtë post me shumicën e deputetëve të Kuvendit, i cili ka 140 veta.

Sigurisht, lexuesit dëshirojnë të dinë më shumë për Presidedntin e ri të Shqipërisë, z.Bujar Nishani, i cili deri tani ka marrë mesazhe urimi nga shumë qytetarë të thjeshtë dhe nga mjaft personalitete të larta, brenda e jashtë vendit tonë, si dhe nga shtete të ndryshme të botës.

Ka lindur më 29 shtator 1966, është i martuar me Odeta Nishanin dhe kanë dy fëmijë, Ersin e Fionën. Është diplomuar në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” të Tiranës, në vitin 1988, ku dhe e caktuan pedagog. Në vitin 1993, e caktuan me punë në Drejtorinë e marrëdhënieve me Jashtë, të Ministrisë së Mbrojtjes. Në vashdim, dy vjet shërbeu në Ministrinë e jashtme, në Drejtorinë e Marrëdhenikeve më NATO-n. Në vitin 1996, emrëohet përsëri në Ministrinë e Mbrojtjes, tanimë në Kabinetin e Ministrit. Në vitet 1997 dhe deri më 2005 ishte në profesion të lirë.

Për kualkifikimin e tij të lartë, ka kryer studimet pasuniversitare në Kaliforni të SHBA-ve, më 1996, për “manaxhimin e resurseve të mbrojtejs”. Ndërsa, në vitin 2004, është diplomuar jurist, në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Në vitin2005, ka marrë titullin “master” në studimet europiane.

Nga viti 1997 e deri në vitin 2005, ka qenë në profesion të lirë; kryetar i Ushtarakëve Euro-Atlantikë. Në vitin 2005, u zgjodh deputet i PD-së, në Kuvendin e Shqpërisë, detyrë qe a ka kryer me përkushtim të lartë. Nga marsi i vitit 2007 dhe deri në shtator 2009, kreu detyrën e Ministrit të Brendshëm. Në vazhdimësi e deri në prill 2011, u caktua ministër i Drejtësisë dhe më tej, deri tani, është në detyrën e ministrit të Brendshëm.

Vërtet Bujar Nishani përfaqëson një forcë të caktuar politike në Shqipëri, por ai i ka cilësitë vetjake dhe formimin e përgjithshëm intelektual, që të jetë President i të gjithë shqiptarëve dhe t’i bashkojë mendimin e veprimin e tij, me të gjithë njerëzit e përkushtuar e atdhetarë, që Republika e Shqipërisë të marrë statusin e vendit kandidat dhe të bashkohet së shpejti me familjen e madhe euroipiane. Prandaj i urojmë atij nga zemra: shendet të plotë, punë te mbarë dhe gjithnjë arritje, në krye të vendit tonë liridashës e demokratik, në këtë 100-vjetor të shpalljes së Pavarësisë së Shqiëprisë.

Tiranë, 12 qershor 2012

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch