Home » Lajme » Burdisso, Mesit: Bebush vrapo më tepër

Burdisso, Mesit: Bebush vrapo më tepër

Tension në shtëpinë e Argjentinës. Shtypi vendas raportoi orët e fundit për një zënkë të ndodhur mes Lionel Messit dhe Nicolas Burdisso gjatë barazimit zhgënjyes ndaj Kolumbisë, në ndeshjen e dytë në grup, ku ylli i Barcelonës nervoz për vërshëllimat e publikut nuk arriti të kapërdijë disa fjalë të mbrojtësit.

Sipas gazetës “Clarin”, Burdisso iu drejtua Messit me fjalët: “Bebush, kur ke ndërmend të vrapon më tepër”, ndëkohë që për “Nacion”, fjalët e mbrojtësit kanë qënë “Bebush, në aksionin e fundit duhet të kishe vrapuar më shumë, nuk mund të të paraprijnë në këtë mënyrë”. Messi ka reaguar në mënyrë ekstreme duke ju kthyer me fjalë ofenduese shokut të skuadrës dhe ai që ka qetësuar disi gjakrat mes tyre ishte trajneri Batista, i cili i kërkoi dy lojtarëve t’i jepnin fund këtij turpi.

 

Ngjarja për më tepër është konfirmuar dhe nga deklaratat e Zanettit e babait të lojtarit. Mbrojtësi i Interit, u përpoq të qetësonte situatën duke u shprehur se janë gjëra që ndodhin dhe se ai kishte pasur gjithashtu një konflikt me Gabriel Militon pas ndeshjes së parë me Bolivinë, por që gjithsesi marrëdhëniet mes tyre vazhdojnë të jenë të shkëlqyera, ndërsa babai i Messit, Jorge, për një radio argjentinase theksoi se djali i tij po kalon një periudhë të vështirë si pasojë e kritikave dhe se përplasja verbale me Burdisson është dicka që ndodh mes dy miqve.

In fact, i’ve had only positive experiences http://paper-writer.org

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch