Home » Lajme » Buseku për ndarje të Kosovës

Buseku për ndarje të Kosovës

Ish-koordinatori i Paktit për Stabilitet të Evropës Juglindore, Erhard Busek, vlerëson se kur të qetësohet kriza aktuale në veriun e Kosovës, të gjitha palët, Prishtina, Beogradi dhe bashkësia ndërkombëtare, duhet të analizojnë zgjidhjet për dalje nga nyja e Kosovës, dhe një nga do të mund të ishte ndarja!

Edhe pse BE momentalisht nuk ka shumë bashkëbisedues për këtë ide, sepse shumica e shteteve kanë dërguar mesazhet se nuk ndërrohen kufijtë në Ballkan, Busek beson se me kalimin e kohës, kur kriza vazhdon, ky mbase mund të jetë qëndrimi kryesor në Union.

“Nga tensionimi dhe ndërlikimi i situatës në terren askush nuk ka dobi. Është e qartë se taktika e tanishme nuk po sjell rezultate. Unë jam dakord se dialogu është rruga e vetme, por brenda saj duhet të trajtohen çështjet që aktualisht duken të pamundura, siç është ndarja e Kosovës”, ka thënë Busek për “Novosti”.

Politikani austriak është i bindur se vizatimi i ri i kufijve në Kosovë nuk do të krijonte probleme tjera në rajon.

“Përkundrazi, nëse të gjithë janë dakord në lidhje me këtë, kjo vetëm se do ta stabilizonte përgjithmonë Ballkanin”, thotë Busek.

Depending on their essay about me age, the depth of the material, and their comfort level, this think time will vary

2 Responses

  1. drioni thotë:

    Ok,ndarje apo me mire te thuhet ndrrime Leposaviq,Zubipotok=Presheva,bujanovca,Medvegja (deri te davidovci)

  2. Po mor i “NDERUAR”Buseku shum mir po ja mban krahun serbis mos vall te ka ofru ndoj OFERT se sit bashkohet MITROVIC me serbi ty met taku ndoj PERQINDJE nga TREPCA…jo jo o i “nderuar”ka kalu ajo koh ne deshirojm te shkojm ne EUROP po me MITROVIC ne past bo ZOTi emer,mjaft mo he ZOTI dit dhe veproft me ju per dredhit qe jeni duke na ber mbas shpinde…

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch