Home » Lajme, Ndërkombëtare » Cakaj: Mbyllja e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor, thelbësore për stabilitet e zhvillim

Cakaj: Mbyllja e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor, thelbësore për stabilitet e zhvillim

Mbyllja e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor është thelbësore për të garantuar jo vetëm stabilitetin por edhe zhvillimin e përgjithshëm socio-politik të tij, ka qenë dakordimi i krerëve të delegacioneve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për sesionin e 74 të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. 

Se ata janë takuar ka njoftuar ministri për Europën dhe Punet e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj.  

Njoftimi i plotë:

Me ftesë të Përfaqësueses së Lartë
për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, përpara fillimit të sesionit të 74 të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, mora pjesë në darkën e shtruar për krerët e delegacioneve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Thelbi i diskutimeve të këtij takimi ishte shqyrtimi i përgjithshëm i situatës politike në rajon.

Në përgjithësi, u dakordësuam se mbyllja e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor është thelbësore për të garantuar jo vetëm stabilitetin por edhe zhvillimin e përgjithshëm socio-politik të tij.

Po ashtu, nga të gjithë të pranishmit u theksua fuqimisht nevoja për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor.

Vazhdimi i procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor është i një rëndësie të posaçme për thellimin e reformave, forcimin e mëtejmë të procesit të demokratizimit dhe shtetit të së drejtës në veçanti dhe konsolidimin e orientimit evropian të rajonit në përgjithësi.

Procesi i anëtarësimit në BE nuk ka alternativë tjetër për asnjërin nga vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch