Home » Lajme, Politikë » Cakaj: Një lajm fantastik në shërbim të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës

Cakaj: Një lajm fantastik në shërbim të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës

Pasi mori përsipër ditë më parë financimin e plotë të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ministri i punëve të jashtme i Shqipërisë, z.Gent Cakaj sot ka dhënë lajmin tjetër të cilin me të drejtë ai vet e ka titulluar “ Një lajm fantastik në shërbim të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës“, e ku njoftohet se Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka vendosur marrjen përsipër të financimit për restaurimin e godinës së Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe funksionalizimin e plotë të Qendrës Kulturore Multidimensionale të këtij Këshilli në Komunën e Bujanovcit.
Me emërimin e z.Cakaj ministër i jashtëm i Shqipërisë dhe pas kontakteve të vazhdueshme të Kryetarit të KNSH-së por edhe të Kryetarit të komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi me z.Cakaj, si duket gjërat kanë filluar të lëvizin pozitivisht në përkujdesjen e shtetit shqiptarë ndaj Luginës së Preshevës. E më pozitivja është paralajmërimi i ministrit Cakaj i cili në fund të postimit të ti në facebook shkruan se „shumë shpejt duhet të procedohet me një marrëveshje të veçantë bashkëpunimi për mbështetje të veçantë financiare, politike, shoqërore dhe kultutore për shqiptarët e Luginës“.
Më poshtë mund të lexoni në tërësi postimin e z.Cakaj:

Edhe një lajm tjetër i shkëlqyer për shqiptarët në Mal të Zi 😊🙏…

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka marrë vendim për dhënien e mbështetjes financiare për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi me seli qendrore në Ulqin dhe dy zyrat e tij koordinuese – Malësi/Tuz dhe Plavë.

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve luan një rol substancial në përfaqësimin e përgjithshëm dhe fuqizimin e rolit të veçantë të shqiptarëve në Mal të Zi. Ai adreson një gamë të gjerë çështjesh duke filluar nga arsimi, përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet publike, sfidat socio-ekonomike e deri tek ruajtja e trashëgimisë kulturore e historike të shqiptarëve në Mal të Zi.

Vendimi i Qeverisë së Shqipërisë për mbështetje financare të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi nuk është një veprim i izoluar dhe individual. Ky veprim shënon vetëm fillimin e programit të Qeverisë për të marrë përsipër financimin periodik dhe mbështetjen sistematike të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi 🇦🇱🤝!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch