Home » Lajme » “Cana nuk është për Serie A”

“Cana nuk është për Serie A”

Ish-menaxheri i Lorik Canës, Claudio De Nicola ka vlerësuar se mesfushori kosovar nuk është për Serie A. Nicola ka thënë se Cana nuk mund të përshtatet te skuadra e Lazios ku po lufton për një vend titullari. Kështu shkruan të shtunën sajti italian “Citaceleste.it”. Cana 28-vjeçar para fillimit të këtij edicioni u transferua te Lazio nga Galatasaray.

Ai është kritikuar pas ndeshjes së fundit në “Europa League” kundër Zurichut. “Unë e njoh shumë mirë futbollistin dhe sinqerisht mendoj se nuk po aktivizohet në rolet që mund të përshtatet, ose në rolet e tij natyrale”, ka thënë De Nicola. “Ai mund të luajë në krah të Matuzalemit, por jo në një kampionat si ai i Serie A, që kërkon një nivel loje shumë të lartë”.

Mashable do my essays explains explores the psychological issues that come from having too many choices

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch