Home » Lajme » Cana tek Lazio, sot pritet zyrtarizimi

Cana tek Lazio, sot pritet zyrtarizimi

Lorik Canën dhe Lacion e ndan vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes.

Transferimi i mesfushorit shqiptar në skuadrën e Serisë A italiane është thjesht çështje orësh. Madje, sipas disa mediave turke, 27-vjeçari do të jetë sot në Romë (duke spekuluar se ka udhëtuar prej ditës së djeshme), për t’u prezantuar si blerja më e re e bardhkaltërve.

Realizimi i kalimit të Canës te Lacio lidhet ngushtë edhe me zhbllokimin e negociatave që do të kalojnë portierin uruguaian, Fernando Muslera nga ekipi italian te Gallatasarai. Sipas “Ntvspor”, klubet kanë arritur marrëveshjen për shkëmbimin Cana-Muslera, e cila ishte pengesa e fundit për të zgjidhur të ardhmen e lojtarit kryesor të përfaqësueses kuqezi, transmeton TCH.

Lacio ka qenë gjithmonë zgjedhja e parë e “shkatërruesit”, ndërsa në këtë klub ai është kërkuar me forcë nga presidenti Lotito, drejtori sportiv, Tare dhe trajneri Reja. Për Canën interesoheshin edhe disa skuadra angleze, madje së fundmi u përfol se mesfushori dëshironte të kthehej në Premier League.

H.H

Take advantage of apps that allow parents to monitor track an iphone by phone number and use them to check on a child’s phone, data usage, and location

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch