Home » Lajme » Catania kafshatë e lehtë për kampionin

Catania kafshatë e lehtë për kampionin

Milani ka shënuar fitore të lehtë kundër Catanias në San Siro me rezultat të pastër prej 4-0 edhe pse kishte shumë mungesa të lojtarëve për këtë takim.

Goleadën për Milanin në këtë takim e hapi sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic që shënon në minutën e shtatë nga penaltia për 1-0.

Në minutën e 24 Ibrahimovic pason deri te Robinho që shënon për të dyfishuar epërsinë e klubit të tij.

Milani bëri një pushim shumë të qetë të pjesës së parë pasi kishte epërsi prej dy golave.

Në pjesën e dytë Rosonerët shënuan edhe dy gola tjerë. I rikthyeri nga lëndimi, Clarence Seedorf në minutën e 69 trefishon epërsinë e Rosonerëve para se Zambrotta tre minuta më vonë ta katërfishoj atë.

Me këto tre pikë te reja, Milani arrin në kuotën e 20 pikëve dhe kalon në vendin e dytë të tabelës së klasifikimeve.

I wasn’t expecting that answer, but it makes total tips essay writing sense

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch