Home » Lajme, Vendore » Çdo punë e nisur me nijet të keq përfundon me marre dhe dështim të thellë të projektuesit

Çdo punë e nisur me nijet të keq përfundon me marre dhe dështim të thellë të projektuesit

Historia e ngritjes së figurave politike njeh një vijë lineare të zhvillimit të individit në skenën politike dhe shoqërore. Në mënyrë të vazhdueshme gjeneratat e trasojnë dhe lënë rrugën njëra tjetrës, duke bërë të krijohet tradita e udhëheqjes ndër vite. Në memorien qytetare mbesin vetëm ato figura të cilat kanë arritur të jenë përjashtim me sjelljet dhe veprimet e tyre të guximshmit dhe ata të cilët punuan për të mirën kolektive. Raste të pakta janë ato figura politike të cilat shumë shpejt arrijnë majat udhëheqëse dhe qëndrojnë gjatë kohë aty.

Jemi një numër i madhë i atyre që duhet ta bartim pjesën e fajit për arsye se kemi kontribuar që në vitin 2008 të bëjm gabime trashanike.

Por edhe ne e kemi përgjigjen tonë, i kemi besuar projektuesit i cili prapa vete ka pasur një përvoj të gjatë të luftëtarit për mbrojtjen e drejtave dhe lirive të njeriut.

Shumë shpejt u bindëm se kishim gabuar fort, sepse të jesh mjeshtër për ta lujatur rolin e viktimës dhe të kalosh në postin e menaxhuesit kryesor të një komune me më shumë se 50 mijë banor ishte një dallim shumë i madhë.

Në traditën tonë rëndomë i thuhet puna e mbarë atyre që punojn mirë, atyre që bëjnë punë për të mirën e familjes, atyre që punojnë për të miren e lagjes, të fshatit e qytetit.

Projektuesi i 4 viteve të dështuara të popullatës të Komunës së Bujanocit, me 6 Maj ose do të shkoje në histori me marre ose do të vazhdoj jetën politike duke e bartur marren. Ndoshta edhe kjo fjalë që unë po e përdori “marre” është edhe e rëndë, por kur projektuesi i mashtrimeve tenton të ja zgjatë vetit jetën politike duke i mashtruar ata nga të cilët e kërkon votën pa zgjedhur mënyra, duke jua servuar fillimin e dhjetërave projekteve infrastrukturore vetëm 10 dit para zgjedhjeve e në anën tjetër gjatë tërë mandatit të kaluar 4 vjeqar nuk ka realizuar as përsëafërmi aq projekte, dhe duke e improvizuar investitorin potencial vetëm një javë para zgjedhjeve, unë ju kërkojë ndjesë por në fjalorin tim nuk kam tjetër fjalë përvecse “marre”.

Dhe kur projektuesi i mashtrimeve i cili vetëm para 5-6 viteve siguronte egzistencën materiale në një kënd të lojërave për fëmijë, e tani posedon shtëpin personale e cila me kualitet llogaritet në mesin e 10 shtëpive më të bukura në vendbanimin ku jeton dhe nget veturën e kategorisë së lartë. E në në anën tjetër në mënyrë të pa kontrolluar dhe të pa hijshme këtyre ditëve gjatë fushatës zgjedhore akuzon rivalët tjerë politik për mbushjen e xhepave, personat që tradicionalisht me gjenerata të tëra llogariten me toprak dhe pasuri të mjaftueshme vetanake dhe familjare, marrja vetë se sa dyfishohet në llogari të projektuesit mashtrues në rrolin e shpëtimtarit të Shqiptaris në Komunën e Bujanocit..

 

Nexhat Behluli

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch