Home » Lajme, PVD » Certifikohet lista e parë shqiptare për zgjedhjet në Medvegjë

Certifikohet lista e parë shqiptare për zgjedhjet në Medvegjë

Komisioni komunal zgjedhor në Medvegjë, ka certifikuar sot listën e Partisë për Veprim Demokratik – dega në Medvëgjë, pas përmbushjes së të gjitha kushteve që kjo listë zgjedhore të shpallet.

Emërtimi i listës është PARTIA PËR VEPRIM DEMOKRATIK – Florim Sahiti, ndërsa numri rendor i listës për zgjedhjet e përcaktuara të mbahen më 8 shtator do të jetë nr. 4.

Bartës i listës është nënkryetari aktual i Kuvendit komunal Florim Sahiti, ndërsa në listë janë të përfshirë 11 kanddiatë, të cilët do të garojnë për 25 vende këshilltarësh sa i ka Kuvendi komunal i Medvegjes

Lista e PVD-së është lista e parë shqiptare që është certifikuar për zgjedhjet e shtatorit në Medvegjë edhe pse subjekti i sapoformuar Aleternativa për Ndryshime e përfaqsuar nga biznismeni Marko Muharrem Saljihi ditë më parë kishte ftuar qytetarët e Medvegjës të përkrahin këtë subjekt politik me nënshkrimin e listës së tyre, me ç’rast për çdo nënshkrim qytetarët do të paguhen me nga 10 euro.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch