Home » Lajme » Çështjen e “Shqipërisë së madhe” askush nuk e përmend në bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës

Çështjen e “Shqipërisë së madhe” askush nuk e përmend në bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës

Çështjen e “Shqipërisë së madhe” askush nuk e përmend në bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, mirëpo askush nuk i mohon se ky ekziston si projekt për të cilën punojnë persona të caktuar dhe kjo ndodh edhe në Kosovës, ka thënë shefi i delegacionit në bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Borislav Stefanoviq. Ai ka thënë se rreziku nga krijimi i “Shqipërisë së madhe” është real, posacërsiht nëse vjn deri tek pranimi i plotë i Kosovës ndërkombtarisht. “Nëse vjen deri tek verifikimi i plotë ndërkombëtarisht i Kosovës, cili institucion ndërkombëtarë do të mund ti ndalojë që këto dy shtete të bashkohen? Idea për krijimin e “Shqipërisë së madhe” nuk mund të ndikojë në procesin e bisedimeve, pasi kjo do të nënkuptojë se në tavolinën e bisedimeve do të pëballemi me modele të ndryshme të zgjidhjes së problemit të Kosovës, dhe për këtë është shumë herët” ka thënë Stefanoviq.Çështja e Shqipërisë së madhe është aktualizuar pas deklaratave të presidentin Boris Tadiq se “plani për krijimin e shqipërisë së madhe është realitet politik dhe Serbia duhet të jetë e gatshme për cfardo modaliteti kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Predrag Simiq, profesor nga fakulteti i shkencave politike dhe ish ambasador, ka thënë se është pak sa e cudtishme pasi deklaratat e zyrtarëve serb për Shqipërinë e madhe kanë pasuar pas deklaratës së ministrit shtetëror në qeverinë gjermane Verner Heuer, i cili ka thënë se për Berlinin “kufijtë e Ballkanit kanë përfunduar dhe ky është një realitet që askush nuk duhet ta vë në pyetje.RTV Presheva

I began to notice that my son was targeted frequently and the bullying trackingapps.org/ behaviors were intensely increasing

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch