Home » Lajme, Vendore » Çështjes së polisave të sigurimit për shqiptarët e Luginës së Preshevës për hyrje në Kosovë, si duket po i vjen fundi. si duket po i vie fundi

Çështjes së polisave të sigurimit për shqiptarët e Luginës së Preshevës për hyrje në Kosovë, si duket po i vjen fundi. si duket po i vie fundi

 Kryetari i komunës së Preshevës, enkas për këtë çështje është takuar sot me kryeministrinë e Republikës së Kosovës Hashim Thaçi. Mustafa prej kryeministrit Thaçi kërkoi që tarifat e sigurimit të pezullohen ose që pagesa e tyre të jetë vjetore për një shumë mjaftë simbolike e cila do të jetë e përballueshme për qytetarët. E për këtë çështje Thaçi tha se menjëherë pas takimit do ta ketë mbledhjen e qeverisë dhe do ta paraqesë para ministrave të cilët do të merren me këtë kërkesë. Në takim është biseduar edhe për zhvillimet aktuale politike në Luginën e Preshevës, për avancimin e të drejtave qytetare dhe nacionale të shqiptarëve në këtë rajon dhe për tema tjera me interes. Edhe zyra e kryeministritë Thaçi ka dalë me një komunilkatë për media sa I përket këtij takimi e në të cilin thuhet: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale politike në Luginën e Preshevës, për avancimin e të drejtave qytetare dhe nacionale të shqiptarëve në këtë rajon dhe për tema tjera me interes. Kryeministri Thaçi në takim ripotencoi mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për shqiptarët e Preshevës, por edhe për ata të Bujanocit dhe Medvegjës për avancimin substancial të pozitës së tyre. Kryeministri theksoi përkushtimin e Qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Kosovës për krijimin e lehtësirave për të gjitha ata qytetarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që dëshirojnë të hyjnë në Kosovë. Gjithashtu Thaçi tha se do të ketë lehtësira për studentët që dëshirojnë të kryejnë studimet unversitare në Kosovë. Nga ana e tij, Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa e informoi kryeministrin Thaçi me gjendjen aktuale në Luginën e Preshevës dhe në këtë kuadër theksoi angazhimin e partive politike shqiptare për përmirësimin e kësaj gjendje, në funksion të krijimit të një të ardhmeje me të mirë dhe më të sigurt për të gjithë banorët e këtij rajon.

RTV Presheva

One Response

  1. agija thotë:

    hahh ani sa u paska gezu kryetari…Ama badihava e ki ooo presednik,era OPOZIT o ka te vjen.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch