Home » Lajme, Vendore » Preshevë votimet 2014: Mbushen kutit e votimit, Cesid – në Preshevë po votohet familjarisht dhe nga dy herë

Preshevë votimet 2014: Mbushen kutit e votimit, Cesid – në Preshevë po votohet familjarisht dhe nga dy herë

VotimetKoordinatori I CESID-it Zejnulla Dauti gjatë një deklarate për RTV Presheva , ka thënë se në Preshevë është duke u keqpërdorë vota e qytetarit . Sipas tij janë evidentuar raste të votimit familjarë , votime të dyfishta , por edhe janë hedhur vota në emër të personave të vdekur.

Për këto parregullsi është ankuar në një intervistë për Rtv Presheva edhe kandidati për deputet nga radhët e PLD –ës Kujtim Sadriu , I cili ka thënë se votat po vidhen dhe po pengohen komisionerët e subjketit të tij politik. Ai ka qenë kritik edhe ndaj vëzhguesve të OSBE të cilët edhe pse kanë hasur në rastet e keqpërdorimit të votes nuk kanë marrë masa për parandalim.

Deri më tani në Preshevë supozohet të kenë votuar afro 13 mijë qytetarë , ose rreth 40 % të votuesve.

Po japim një pasqyrë tabelare te votimeve te zgjedhjeve lokale te vitit 2012 dhe te shihet e verteta se çfarë po ndodhë në votimet e zgjedhjeve parlamentare serbe këtu në Preshevë. Faktet flasin vetë. Zgjedhjet 2014 tabela-1Zgjedhjet 2014 tabela-2

Votimet 2014

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch