Home » Kulturë » ÇFARË NA TREGOI DREJTORI I SHKOLLËS, PER KETTISEN?

ÇFARË NA TREGOI DREJTORI I SHKOLLËS, PER KETTISEN?

Nga: Prof. Murat Gecaj

publicist e studiues-Tiranë

Pothuajse në të gjitha shkrimet e publikuara, në ditët pas kthimit tonë nga Suedia, kam gjetur rastin ta përmend drejtorin simpatik dhe dashamirës të shkollës së Borasit, Per Kettisen. Të them të vërtetën, edhe më parë kam patur njohuri të përgjithshme për të. Kjo sepse kisha lexuar shkrime, por dhe me kishte folur posaçërisht miku e kolegu im, Viron Kona. Bile, në  shkrimet dhe librat e tij, në shenjë respekti e praktike sueeze, ai e cilëson “rektor”. Ata ishin njohur gjatë një vizite të  Perit në Tiranë, bashkë me koleget e shkollës së tij, Fjerdignskolan, Anette Ekelund e Sonja Persson. Me atë rast, kishin pirë kafe dhe kishin biseduar ngrohtësisht.  Por ndodhi ajo, që e dëshironin të dyja palët, pra që më pas Vironi të shkonte në  vendbanimin e tij. Atje përuroi  librin për fëmijë, të përkthyer në suedisht nga Qibrije Hoxha, “Eh, mor Bubulino” dhe e vizitoi shkollën e tyre.

Por ja që edhe unë, tashmë, u njoha dhe u miqësova me këtë  intelektual të rrallë suedez. Se nuk ishte e vështirë ta bëje këtë gjë. Së pari, pata kënaqësinë që atij t’ia dorëzoja “Mirënjohjen” e kryesisë së Shoqatës së Arsimtarëve të Shqiperisë, në ceremoninë e organizuar, me rastin e 5-vjetorit të QKSH “Migjeni”, në Boras. Ndërsa ia jepja atë, vërejta se tërë  fytyra e tij mori një shkëlqim e ngazëllim. Pastaj erdhi radha që ne, grupi ynë i vogël nga Tirana, të shoqëruar nga kolegu e mësues aty, Sokol Demaku, ta vizitonim shkollën-model të tyre.

Per Kettisen doli e na priti në oborr dhe na uroi mirëseardhjen. Pastaj, atë e patëm “pullë poste”, gjatë tër kohës së vizitës në atë shkollë. Se kujtoj këty që drejtorë shqiptarë shpesh i lënë zëvendësit e tyre për t’i shoqëruar mysafirët, ndoshta për t’i dhënë rendësi vetes! Kështu, bashkë me atë, i vizituam radhë-radhë të gjitha mjediset e shkollës. Pra, hymë në klasa e kabinete të ndryshme, në bibliotekë, në shfaqje e kudo. Bile edhe drekën e hëngrëm bashkë, ku ishin dhe mësues e nxënës.

Me thjeshtësi e sinqeritet, dretori Per Kettisen na foli për kujdesin e përhershëm, që tregohët aty, për të patur një bazë material sa më të pasur e bashkëkohore. Por, mbi të gjitha, ai theksonte vëmendjen ndaj nxënësve, duke nënvizuar  që secili prej tyre është polotësisht i barabartë me të tjerët.

Aty mësojnë fëmijë nga prindër me kombësi të ndryshme, pra kanë 31 gjuhë amtare. Disa prej tyre edhe janë me probleme në zhvillimin mendor.  Por askush nuk i përçmon ata. Përkundrazi, mbahen afër, respektohen dhe ndihmohen posaçërisht nga të gjithë, duke i verësuar të barabartë me shokët e shoqete e tyre normalë nw zhvillim.  Ato, që na tregonte ky drejtor suedez, nuk ishin “vetëmburrje” ose “vetëlavdërim”. Përkundrazi, vërehej qartë se ishte praktikë vijuese, pra që zbatohet përditë në  atë shkollë. Për këtë gjë, janë dëshmitarë  dhe të ndërgjegjësuar, si  mësuesit e nxënësit, por dhe prindërit. Bashkëpunimi e bashkëveprimi, në këtë fushë, është “çelës” i sigurimit të arritjeve të dëshiruara.

2.

Në një bllok të vogël, për ato që na tregonte drejtori Petissen, kam mbajtur shënime të shkurtëra. Pra, ja përmbajtja e tyre kryesore, shkurtimisht:

Në këtë shkollë publike, përveç dhomave të mësimit për nxënësit, ka  dy dhoma pune për mësuesit, ku ata bëjnë përgatitje vetjake. Në një sallë të veçantë ka 34 kompjutera. Janë dy klasa paralele me nxënësit që kanë probleme në zhvillim, për të cilët kujdesen disa mësues, ndër ta një specialist pedagogjik. Për 12 nxënës autistë, personeli që merret me ta është dyfish.Funksional janë për ta: reparti për fëmijët për rehabilitim. Lojërart për ta janë të disallojshme: me prekje, duke përdorut magnetin. Ata dërgohen edhe në kasat e rregullta për orët e vizatimit. Me frytshmëri përdoret dhoma e relaksionit të nxënësve, ku provohen: pamja, prekja, ndjenjat, tingujt muzikorë etj. Me vlerea janë edhe salla e punës së dorës, ku nxënësit mësojnë të qepin; ato të punë së me dru e metal, e tekstilit etj. Shkolla ka tri orkestra, që i drejton mësuesi Alan Kolson dhe synohet që çdo nxënës të dijë një vegël muzikore. Pastaj, bashkërisht, ata marrin pjesë në shfaqjet e ndryshme. Meqenëse aty vinin herë pas here fëmijë të emigrantëve, për nxënësit e rinj funksiononte një klasë, që ata të mësojnë gmjuhën suedeze dhe të përshtaten me çdo gjë në jetën e asaj shkolle.

3.

Drejtor Peri na shoqëroi edhe në një orë mësimi, ku vetë nxënësit i përdornin me mjeshtëri aparatet audiovizive. Ata ishin të çlirët, pra jo “të ngurosur” ose indiferentë ndaj atyre, që thoshte mësuesja ose shoku a shoqja e tyre. Megjithëse ishim në një klasë të pestë, ora e mësimit të ngjante si një “lojë”. Por, në fakt, përmes tërë veprimeve në klasë, nxënësi ishte përvetësues aktiv i njohurive të duhura dhe të planifikuara nga mësuesja.

Kënaqësia e vizitës sonë në atë shkollë ishte e ndërsjelltë. Këtë gjë e vërejta jo vetëm unë, por dhe kolegët shqiptarë Viron Kona, Kozeta Hoxha e Kadrije Gurmani. U krijua një mjedis i gëzuar, kur  drejtor Peri na dhuroi bustin e metaltë të themeluesit të Borasit, si dhe  kur unë ua dhurova për bibliotekën, librin tim letrar-publicistik “Dorela”. Gjithashtu, librat e tyre i dhuruan edhe Vironi e Kadrija.

Me drejtorin Per Kettisen dhe koleget e tij të shkollës, i kaluam edhe pak orë së bashku, gjatë një mbrëmjeje. Përsëri e vërejtëm kënaqësinë e dashamirësinë e tij, të shprehur qartë, për njohjet dhe takimet tona. Ndër të tjera, ai dëshironte e shpresonte se përsëri do të vijë për vizitë, në Tiranë e Durrës, por dhe në qytete tjerë të Shqipërisë. Ai u tregua i gatshëm edhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetares së Radio-Tiranës, Kozeta Hoxha.

Prandaj ne, në largësi, e falënderojmë nga zemra  për mikpritjen, atë mik e koleg të paharruar suedez  të fushës së arsimit dhe gjithë kolektivin e shkollës së Borasit, duke ju uruar gjitha të mirat dhe arritje të pandërprera në tërë veprimtaritë e tyre të përditëshme!

Tiranë, 9 maj 2012

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch